humbje e rende per egnatian ne islande eliminohet nga liga e kampioneve 6876caa8885cb

Humbje e rëndë për Egnatian në Islandë – eliminohet nga Liga e Kampionëve

July 15, 2025
1 minut lexim

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia e Rrogozhinës, ka pësuar një disfatë të thellë në ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra shqiptare u mposht me rezultat 5-0 nga Breidablik në udhëtim në Islandë, duke u eliminuar nga gara me rezultat të përgjithshëm 5-1, pasi e kishte fituar ndeshjen e parë në Rrogozhinë me rezultat minimal 1-0.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen në mënyrë të furishme dhe zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8-të. Tobias Thomsen asistoi për Agust Thorsteinsson, i cili gjeti rrjetën me një goditje të qetë në këndin e poshtëm të majtë për 1-0.

Vetëm tetë minuta më vonë, Valgeir Valgeirsson harkoi saktë në zonë dhe Viktor Einarsson dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë në këndin e majtë.

Në minutën e 24-të, Kristinn Jonsson asistoi sërish Thorsteinssonin, që realizoi golin e tretë për Breidablik, duke vulosur një pjesë të parë të dominuar totalisht.

Vetëm katër minuta para fundit të pjesës së parë, Viktor Einarsson realizoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës që përfundoi në këndin e djathtë të portës së Mario Dajsinanit.

Në pjesën e dytë, Breidablik uli ritmin, por gjithsesi arriti të shënojë edhe një herë. Oli Omarsson pranoi një pasim nga Arnor Jonsson dhe lëshoi një goditje spektakolare nga distanca, që përfundoi në këndin e poshtëm të djathtë për rezultatin përfundimtar 5-0 (69′).

Kjo humbje vjen si zhgënjim i madh për Egnatian, që do ta vazhdojë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Ndërkohë, Drita nga Kosova dhe Shkëndija nga Maqedonia e Veriut siguruan kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, duke mbajtur lart flamurin shqiptar në Evropë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pastrohen bashkite nga veriu ne jug largohen nga detyra dhjetera drejtues reforma se prek pustecin 6876ca1ca8cff
Lajmi i mëparshëm

“Pastrohen” bashkitë/ Nga veriu në jug largohen nga detyra dhjetëra drejtues, reforma s’e prek Pustecin

ldk ja neser dorezon ne prokurori speciale vendimin e sotem te supremes 6876caab8e14c
Lajmi i radhës

LDK-ja nesër dorëzon në Prokurori Speciale vendimin e sotëm të Supremes

Të fundit nga

ShkoLartë