Humbja e thellë përballë Erion Veliajt, reagon për herë të parë Belind Këlliçi

Sali Berisha mblodhi mesditë e sotme Kryesinë për të diskutuar strategjinë pas disfatës së madhe në 14 Maj.

Kandidati i koalicionit për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh se po reflektohet pas humbjes dhe kërkon bashkimin e faktorit opozitar.

“Ne në periudhë reflektimi jemi, por kjo nuk do të thotë se nuk kishte vjedhje dhe manipulim. Do ta nisim nga problemet që ne kemi pasur.

Është edhe një periudhë reflektimi brenda nesh se çfarë nuk ka shkuar mirë. Zgjedhje të lira nuk ka pasur. Por duhet të kapërcejmë çdo hatërmbetje për t’u bashkuar. Në lidhje me lidershipin referohuni te statuti, që e ka mjaft të qartë” tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Motori i kërkimit pa reklama dhe gjurmim mbyllet pas 8 muajsh

Story i radhës

KMDLNj e quan Kuvendin e Kosovës si vend për pushim dhe relaksim

Të fundit nga