Humbi shikimin, veshin dhe gishtat e dorës nga dhuna barbare e serbëve, historia frymëzuese e shqiptarit që rriti 6 fëmijë

October 26, 2022
1 minut lexim

Jeta nuk ka qenë aspak e lehtë për Marjan Gjugjën. Kur ishte vetëm katër vjeç humbi syrin e majtë dhe dëmtoi gishtërinjtë e duarve për shkak të një bombe. Më vonë, ai humbi dëgjimin në njërin vesh pas dhunës barbare të ushtruar nga serbët. Megjithatë, këto probleme s’e kanë penguar të bëjnë atë që do.

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, Marjani tregoi se u sulmua nga serbët pasi menduan se ishte pjesë e UÇK-së. “Veshin e kam humbur nga forcat serbe, na kanë rrahur në mënyrë barbare. Kur më kanë dalë në fund të 97-ës për gishtat që mi kanë parë këputur dhe kanë menduar se jam me UÇK-në.

Menduam se isha ushtar dhe jam lënduar në Drenicë. Isha person me aftësi të kufizuara dhe nuk isha pjesë e UÇK-së. Kam përjetuar traumë. Kam qenë menjëherë pas luftës në Shqipëri për trajtim mjekësor.”, theksoi Marjani. Mes sakrificash, ai arrin t’i mbajë 6 fëmijët e tij duke riparuar pajisje elektronike.

Ai tregoi se kryesisht merret me riparimin e kasetofonave por bën gjithashtu dhe punë të tjera bujqësie. “Më pengojnë shumë duart dhe sidomos syri. Kisha një fatkeqësi në nëntr, pasi jam rrëzuar prej 7 metrash duke punuar dhe kam dëmtuar supin. Kam dëmtuar 4 ligamente.”, u shpreh mes te tjerash ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ursula von der Leyen sot në Shkup, pritet të prezantojë paketë për mbështetje energjetike për rajonin

Story i radhës

SHBA-ja zotohet për përgjigje “të pashembullt” nëse Koreja e V. kryen test bërthamor

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë