Humbi prindërit nga Covid-i, përjetimi i gazetares që ka raportuar që nga fillimi pandeminë në vend

February 13, 2022
1 minut lexim

Gazetarja e çështjeve sociale në Top Channel, Alma Demiraj ka raportuar për situatën e pandemisë së Covid 19, që nga momenti kur u konfirmuar rastet e para në vendin tonë.

Tek “Ëndërrtjerrësit”, ajo tregon vështirësitë e raportimit për një situatë që askush nuk e dinte si do të vazhdonte, përballë një pandemia të panjohur.

Alma Demiraj hyri në ambientet e brendshme të spitalin Infektiv, i përshtatur në një spital për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus dhe shikuesit panë konkretisht gjendjen në ambientet, ku askush nuk mund të hyjë, asnjë familjar i të prekurve. Megjithatë, gazetarja tregon se goditjen më të madhe e ka marrë kur për shkak të Covid 19 humbi prindërit.

“Kjo ishte goditja që mora më shumë. Për një vit e ca që raportoja, nuk e kisha ndjerë frikën. Momenti që jam tronditur më shumë ka qenë shkurti. Edhe vetë profesioni na rrëmben, punojmë pa frikë, por në 21 shkurt, unë humba mamin dhe 5 ditë më pas, humba tim at”.

Alma Demiraj është e bindur kur thotë se do të vazhdojë të raportojë situatën e virusit në vend, për të përcjellë te publiku lajmet më të fundit rreth situatës.

“Më thanë të mos shkoj në oborrin e Infektivit, por unë vendos që të vazhdoj raportimin. Vendosa të marr prapë mjekët që trajtuan time më dhe tim at deri në momentin e fundit… Sepse jeta kështu qenka. Dhe do të vazhdoj ta bëj”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sali: Ndërprerja e energjisë elektrike nuk ka penguar funksionimin e klinikave të Shkupit

Story i radhës

Atalantës nuk i mjafton eurogoli i ukrainasit për fitore ndaj Juventusit 

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë