Humbi kontrollin dhe ra 25 metra në greminë, si ndodhi aksidenti që i mori jetën 24-vjeçarit

January 1, 2023
1 minut lexim

Orët e fundit të vitit 2022 shënuan një aksident të rëndë me një humje jete në aksin Bulqizë – Maqellarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35.

24-vjeçari Sokol Tasha ka qenë duke u kthyer nga Bulqiza dhe sapo ka kaluar rrethrrotullimin tek Ura e Çerenecit ka humbur kontrollin duke kapërcyer barrierat mbrojtëse dhe pas disa rrotullimesh mjeti “Fiat Panda” ka rënë rreth 25 m në greminë dhe ka përfunduar në Zallin e Bulqizës.

Drejtuesi i mjetit Sokol Tasha 24 vjeç, ka ndërruar jetë nga goditjet dhe plagët e marra.

Dyshohet se 24 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë. Policia është ende në vend ngjarje për të kryer veprimet hetimore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si t’i motivoni fëmijët pa përdorur shpërblime?

Story i radhës

Gjenerali shqiptaro-amerikan tregon çka po i kërkojnë qarqet në SHBA ambasadorit Hill, vjen me thirrjen e fortë për Kurtin dhe Osmanin

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë