Humbi gjerndanin e artë, luftëtari i UFC-së arrestohet në aeroport

November 17, 2022
1 minut lexim

Luftëtari i UFC-së, Israel Adesanya (neozelandez me origjinë nga Nigeria), është arrestuar në aeroportin JFK të Nju Jorkut për posedimin e një dorëze bronzi, që konsiderohet armë e ftohtë në këtë shtet amerikan.

Superylli i UFC-së humbi gjerdanin e artë në peshën e mesme në ‘Madison Square Garden” të Nju Jorkut të shtunën në mbrëmje, pasi u mund nga Alex Pereira me nokaut teknik në raundin e pestë.

Adesanya, 33 vjeç, po përgatitej të largohej nga Nju Jorku të mërkurën pasdite, por u arrestua në aeroportin për “posedim të armëve kriminale”. Kjo armë në fjalë është një dorezë metalike prej bronzi, e paligjshme në shtetin e Nju Jorkut.

Menaxheri i tij, Tim Simpson, doli me një deklaratë, duke thënë se “Izraeli mori një dhuratë nga një fans, të cilën e vendosi në bagazhin e tij. Kur u ndalua në aeroport, e hodhi menjëherë sendin dhe bashkëpunoi me autoritetet. Ai u pajtua me rrethanat, kështu që çështja u hodh poshtë dhe ai është rrugës për në shtëpi.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Reagon drejtoria e ShSKUK-së, Klinika e ORL-së, ka 13 mjekë, nuk rrezikon mbylljen

Story i radhës

Ambasadori britanik ka një mesazh për shqiptarët që shkojnë me gomone në Angli: Mos zgjidhni rrugën ilegale

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë