Humbësi serik Sela dhe “fituesi” lokal Taravari mes makthit nga BDI, Kongresit dhe bashkëveprimit perfekt me VMRO-në

ASH u shfaq sërish për të sulmuar një parti shqiptare që u arratis e vetme si fituese në zgjedhjet e fundit. Kjo smirë politike ua ka humbur torruan opozitarëve të partisë së Selës që është në një krizë të skajshme dhe kur kësaj ia shton edhe Kongresi, kjo mund ta shpartallojë krejtësisht.

Ikën Sela ose vjen Taravari, si njëri ose tjetri nuk është se mund të ndryshojnë më diçka. Sela qe një humbës serik, ndërsa Taravari një fitues lokal por që partinë e tij e ofroi me parti nacionaliste maqedonase me të cilat në vend që të shkëput lidhjet sa më parë, ajo vazhdon të mbetet një aleat i shkëlqyer i tyre. VMRO dhe Levica për dallim nga ASH u ngritën ndërsa ASH u mposht si kurrë më keq. E keqja është se ASH ende beson te VMRO kur një ditë do ta merr pushtetin aq sa ka harruar vetveten. Ata e duan pikërisht për këtë fitoren e partisë maqedonase, ndryshe ëndrra e tyre për pushtet merr fund në fakt ajo ka marrë fund moti kohë.

Dhe derisa ASH nuk po bën llogaritë e disfatës, të sheh se ku gabuan që humbën kaq shumë vota në zgjedhjet lokale, ajo vazhdon serinë e sulmeve ndaj BDI-së që po forcon pozitat e pushtetit, po i bën më vëllazërore marrëdhëniet me partitë në Kosovë dhe Shqipëri ndërsa opozita e ka të ankthshme të del ta thotë një fjalë kundër partive pro ruse maqedonase me të cilat është bërë “pobratim”.

ASH në fakt problemin nuk e ka me BDI-në sepse forca e tyre as nuk është e përafërt, por problemi i ASH-së është vetvetja, strukturat humbëse që kanë zënë myshk dhe nuk i largon dot askush dhe po aq edhe nëse do ta ruaj primatin e një force të dytë sepse BESA po bëhet më e fuqishme se ajo.

ASH me Lëvizjen Besa nuk ka lënë asnjë mundësi bashkëveprimi për shkak të përjashtimeve që i kanë bërë në të kaluarën, por aq më keq edhe nëse ndodhë një bashkëpunim ndër opozitarë sërish do jetë më shumë një luftë brenda tyre se sa kundër BDI-së që u arratis me mijëra vota më shumë si fitues absolut tek kampi shqiptarë.

Tentimet e ASH-së që flet një zëri me VMRO-në kundër BDI-së është një lojë e orkestruar e tyre për të shpërlarë një parti nacionaliste maqedonase dhe ta njollos atë shqiptare. Qëllimi i ASH është që te tjetri të bëjë tradhëtarin ndërsa tek vetja patriotin, pa ça se janë në koalicion me VMRO-në. Akuzon për bashkëpunim BDI-në me partitë maqedonase ndërsa vetë ASH është zhytur si kurrë më keq në të tilla marrëdhënie të shkëlqyera me ta.

ASH është para një stuhie që do shpërthejë më Kongresin e saj. Të ofrojë dikë s’ka, dhe të largojë dikë tkurret edhe më shumë.

Nervoza politike e tyre rritet ndërsa tashmë nuk e kanë kundër vetëm BDI-në, por edhe vendin e dytë dhe aq më shumë vetë partinë të cilën disfata e fundit zgjedhore e bëri të ketë frikë nga vetvetja.koment Tetovasot

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Meta tregon mesazhet që i dërgonin: Doja të angazhohesha si ambasador në Danimarkë apo Suedi, por …

Story i radhës

Maqedoni, vendimet për personat të cilët duhet të jenë në izolim do të publikohen në ueb-faqen e ISHSSH

Të fundit nga