Zbardhen emrat e dy viktimave të aksidentit të djeshëm te Mbikalimi i Saukut.
Përveç shoferit të Audit Q8, Klevis Ruçaj, 20 vjeç, kanë humbur jetën dhe Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjece, të dyja banuese në Tiranë.
Vajzat ishin në makinën Audi, me 20-vjeçarin nga Fieri Klevis Ruçaj.
Burimet bëjmë me dije se nga hetimi paraprak ka rezultuar se mjeti Audi lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h.
Ndërkohë mësohet se i riu që e drejtonte ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare.