Humbën jetën në aksident, 32-vjeçari italian festoi ditëlindjen me shokun në Sarandë para se të ndodhte tragjedia

August 25, 2023
1 minut lexim

Sipas burimeve nga mediat italiane, bëhet me dije se Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festuan ditëlindjen e këtij të fundit.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht), ku humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas raportimeve nga policia, automjeti “Mercedes Benz” që u përplas me motomjetin tip “Honda” ku ndodheshin dy shtetasit Italian, Domenico Gritto dhe Vicenzo Tizziano, që ndërruan jetë, drejtohej nga një 17-vjeçar, ndërsa pasagjer ishte një 16-vjeçar.

Të dy të rinjtë janë dërguar në spital pas përplasjes për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që dy shtetasit italianë humbën jetën.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprakRreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Story i radhës

LIVE: Rrëzimi i avionit në Rusi deklarohet Zelensky/ Vijnë ndihmat e reja për Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë