Gjatë natës së mbrëmshme, dy të mitur me shtetësi gjermane humbën rrugën në zonën e Karaburunit, duke kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, raportohet se në terren u angazhuan shërbimet e Policisë, ekipi i Kërkim-Shpëtimit, si dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilët nisën operacionin për gjetjen e tyre.
Mësohet se, rreth orës 04:00 të mëngjesit, ekipet arritën t’i lokalizonin dy të miturit, ndërsa rreth orës 06:30 u bë i mundur shpëtimi i tyre.
Fatmirësisht, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
Burimi: botasot.info


