hargreaves ne sunny hill femijet e mi dhe miqte e tyre po e perjetojne per here te pare kosoven 6a6ddd371e87f

Hargreaves në Sunny Hill: Fëmijët e mi dhe miqtë e tyre po e përjetojnë për herë të parë Kosovën

August 1, 2026
1 minut lexim

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë entuziazmin nga festivali Sunny Hill ku ata kanë këndin e tyre të posaçëm.

Hargreaves madje njoftoi se këtë ngjarje pos që po e shijojnë fëmijët e tij, të njëjtën gjë po e bëjnë edhe shoqëria e tyre që kanë ardhur për herë të parë.

“Nga elementet ikonike britanike te muzika e shkëlqyer dhe energjia e festivalit, ka qenë kënaqësi të shohim kaq shumë njerëz që ndalen pranë nesh, bëjnë fotografi dhe festojnë së bashku me ne miqësinë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës”, ka shkruar ai ne Facebook.

“I lumtur ta përjetoja këtë përvojë së bashku me fëmijët e mi dhe miqtë e tyre, të cilët po vizitojnë Kosovën për herë të parë, duke shijuar gjithçka që festivali ka për të ofruar”.

“Ejani dhe na gjeni në Sunny Hill! Do të jemi këtu gjatë gjithë fundjavës”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pritje deri ne tre ore ne pikat kufitare bogorodice dhe dojran fluks i shtuar i automjeteve edhe ne tabanoce 6a6dc6af59c1d
Lajmi i mëparshëm

Pritje deri në tre orë në pikat kufitare Bogorodicë dhe Dojran, fluks i shtuar i automjeteve edhe në Tabanocë

humben gjate nates ne karaburun shpetohen dy te miturit gjermane nga ekipet e emergjences 6a6dddaf59743
Lajmi i radhës

Humbën gjatë natës në Karaburun, shpëtohen dy të miturit gjermanë nga ekipet e emergjencës

Të fundit nga

ShkoLartë