Humbasin kampionët dhe Real Madrid

1 minut lexim

Janë luajtur ndeshjet e raundit të tretë të Euroleague në basketboll për meshkuj dhe surprizat kanë qenë të shumta.

Humbjen e parë sezonale pësoi ekipi kampion i Panathinaikos. Grekët u mundën 84-80 nga debutuesit e Paris Basketball.

Humbje edhe për spanjollët e Real Madrid, që u mundën 76-72 në derbin me Baskonia Gasteiz.

Një ditë e errët ka qenë edhe për ekipet italiane, teksa janë mundur si Armani Milano ashtu dhe Virtus Bologna.

Euroleague-Raundi i tretë

Alba Berlin – Villeurbanne, 84-79

Fenerbahce – Crvena Zvezda, 57-76

Maccabi Tel Aviv – Anadolu Efes, 93-91

Olympiacos – Armani Milano, 89-68

Virtus Bologna – Zalgiris Kaunas, 68-71

Paris Basketball – Panathinaikos, 84-80

Baskonia Gasteiz – Real Madrid, 76-72

Partizan Beograd – Bayern Munich, 86-78

Barcelona – Monaco, 86-71

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Tayna ia bleu nënës një “Range Rover”

Story i radhës

Tiranë, AKEP mbyll 155 faqe ruse në internet për dezinformim

Të fundit nga