Një 55-vjeçar ka mbetur i lënduar pasi ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte këtë të mërkurë në Vlorë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Nartës,.
Automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi me iniciale T.Xh. ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili u transportua në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.