Një 52-vjeccar, shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën në plazhin e Talës pasditen e së premtes.
Sipas policisë, B.Xh, banues në Kamzë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë.
Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar në spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë
Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit.