Humb jetën edhe personi i dytë nga aksidenti fatal në rrugën Kaçanik-Ferizaj

Një aksident i rëndë i ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të 17 nëntorit në rrugën Kaçanik-Ferizaj ka ndodhur, ku u përfshinë tri vetura si dhe la të vdekur një person dhe pesë të tjerë të lënduar.

Mediat lokale poashtu mësuan  se personi që humbi jetën tragjikisht në këtë aksident ishte 19-vjeçari nga Kaçaniku, Lorent Trena.

Fatkeqësisht, rreth një ditë pas aksidentit, mediat lokale raportojnë se si pasojë e lëndimeve të rënda është shënuar edhe viktima e dytë e këtij aksidenti.

Sipas raportimit të njëjtë bëhet fjalë për të moshuarën, Zyrmije Raka.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jo vetëm emigrantët afrikanë, Italia po sjell në Shqipëri edhe 1950 të burgosur

Story i radhës

LIVE: Deklarata e Zelenskyt se Rusia po përpiqet të nisë luftë në Ballkan – përveç Kosovës, të rrezikuara edhe tri vende tjera

Të fundit nga