Hulkenberg afër marrëveshjes me Haas

1 minut lexim

Hulkenberg mund t’iu kthehet pistave të Formula 1 nga sezoni tjetër.

Piloti gjerman i Formula 1, Nico Hulkenberg mund të kthehet si pilot i rregullt qysh nga sezoni tjetër.

 

 

Raportimet e fundit thonë se Haas dhe Nico Hulkenberg janë marrë vesh për një kontratë për vitin tjetër.

Thuhet se piloti gjerman është vetëm “një formalizim” larg të qenit pilot i Haas.

Hera e fundit që Hulkenberg ishte pilot i rregullt në F1 ishte në vitin 2019, kur garonte me Renault.

Asokohe, Hulkenberg përfundonte në pozitën e 14 në renditjen e kampionatit.

Së fundmi, Nico ka qenë pjesë e skuadrës së Aston Martin. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gratë zbulojnë pyetjet më të këqija që u janë bërë në takimin e parë!

Story i radhës

Banori i Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë: Thirre menjëherë policinë, këtu po më rrahin

Të fundit nga