huawei prezantoi laptopin e pare me sistemin e vet operativ 68209146b4518

Huawei prezantoi laptopin e parë me sistemin e vet operativ

May 11, 2025
1 minut lexim

Kompania kineze Huawei ka prezantuar laptopin e saj të parë me sistemin operativ të vet, HMOS (Harmony OS), i cili pritet të zëvendësojë së shpejti Windows-in në të gjitha pajisjet e kompanisë, si kompjuterë, tabletë, telefona dhe orë të mençura.

Aktualisht, shumica e laptopëve Huawei në treg përdorin Windows-in, megjithëse disa modele ofrojnë edhe mundësinë e përdorimit të Linux-it me kod të hapur. Sistemi operativ i laptopit të ri është plotësisht i pavarur nga Android-i i Google-it dhe ka kufizime të rrepta për funksionet si fotografimi i ekranit.

Kur niveli i privatësisë është i vendosur në nivel të lartë, HMOS automatikisht bllokon qasjen në kamerë, mikrofon dhe vendndodhje, ndërsa enkriptimi i plotë i diskut siguron që askush të mos ketë qasje në informacionet pa e zhbllokuar ekranin.

Laptopi i ri vjen me inteligjencën artificiale të Huaweit, Celia, e cila është e aftë të kryejë detyra si krijimi i prezantimeve, përmbledhja e procesverbaleve të mbledhjeve dhe marrja e informacionit nga dokumentet lokale.

Sipas mediave kineze, Huawei planifikon ta prezantojë zyrtarisht laptopin e ri më 19 maj.

Përparimi që ka arritur Huawei në zhvillimin e sistemit të vet operativ pasqyron qëndrueshmërinë e Kinës përballë kufizimeve teknologjike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton SCMP.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

te kuqte njoftojne largimin e lojtarit 6820901c2c8de
Story i mëparshëm

Të kuqtë njoftojnë largimin e lojtarit

putin pa dashje ka zbuluar dobesine e madhe te rusise 682093dbac032
Story i radhës

Putin pa dashje ka zbuluar dobësinë e madhe të Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë