Huawei prezantoi seritë Mate 50, një ditë përpara se Apple të prezantojë modelet e reja iPhone 14 me një funksionalitet që këto të fundit synojnë të ofrojnë: komunikimin satelitor me tekst.
Mate 50 dhe Mate 50Pro do të mund të dërgojnë mesazhe të shkurtra me tekst dhe të përdorin navigimin falë rrjetit satelitor botëror BeiDou të Kinës duke mundësuar komunikimin në hapësirë ku nuk ka mbulim celular.
Flagshipi Mate 50 përfshin versione 4G me çipin Snapdragon 8 Plus Gen 1 me 8GB RAM. Modeli Mate 50 Pro ka një ekran disi më të mirë prej 6.7-inç OLED me frekuencë rifreskimi prej 120Hz ndërsa Mate 50 ekran 6.7-inç OLED por vetëm 90Hz.
Të dy smartfonët vinë me kamër të pasme 50-megapiksel me një hapje dinamike mes f/1.4 deri në f/2 në një kohë kur shumica e smartfonëve kanë një hapje fikse.
Të dy modelet ndajnë një kamër të pasme 13-megapiksel f/2.2. Ndërkaq modeli Pro ka një kamër zmadhimi 64-megapiksel 200x ndërsa Mate 50 një kamër zmadhimi me rezolucion të ulët prej 12-megapiksel dhe 100x.
Nga përshkrimi modelet Mate 50 do të mund të dërgojnë vetëm tekst përmes lidhjet satelitore dhe jo pranojnë mesazhe. /PCWorld Albanian