Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Huawei i shton telefonave të saj një veçori që nuk e ka asnjë telefon tjetër – Gazeta.mk

Huawei i shton telefonave të saj një veçori që nuk e ka asnjë telefon tjetër

min lexim

Huawei vazhdon të shtojë veçori të reja inovative në telefonat e saj.

Në vitin 2022, kompania kineze ishte e para që ofroi lidhje satelitore në telefonin e saj duke mposhtur kështu zbulimin e serisë 14 të Apple me Emergency SOS.

Mate 50 dhe 50 Pro mbështetën mesazhe të shkurtra me tekst dhe navigim përmes satelitit duke përdorur rrjetin satelitor kinez BeiDou.

Inovacioni vazhdoi edhe me Mate 60 Pro të vitit të kaluar që i lejonte përdoruesit të bënin thirrje satelitore, shkruajnë mediat e huaja.

E së fundmi, Huawei ka prezantuar edhe serinë Pura 70 apo e njohur si P, së cilës i është shtuar një veçori e re.

Ky funksion, i padisponueshëm në asnjë telefon tjetër, përfshirë iPhone, do të lejojë përdoruesit që të ndajnë fotografitë me të tjerët me anë të lidhjes satelitore.

Përveç ndarjes së imazheve, përdoruesit do të jenë në gjendje edhe të realizojnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe.

Të gjitha këto aftësi promovohen si veçori për t’u përdorur në raste urgjente kur nuk ka internet.

Bëhet e ditur se ndarja e fotove përmes satelitit realizohet me anë të aplikacionit Changlian. 

Story i mëparshëm

Në Vushtrri mbillen pemë me rastin e Ditës së Tokës

Story i radhës

BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

Të fundit nga