HP bëhet kompania më e fundit e cila shkurton stafin ndërsa prodhuesi i kompjuterëve tha se planifikon të largojë 6 mijë punonjës në tre vitet e ardhshme.
Shkurtimet janë pjesë e një ristrukturimi masiv dhe do ti kursejnë kompanie 1.4 miliardë dollarë deri në fund të 2025.
HP punëson 51 mijë individë në mbarë botën. Të dhënat financiare më të fundit të kompanisë treguan të ardhurat që ranë me 11% në 14.8 miliardë dollarë.
CEO Enrique Lores fajëson kërkesën e ulët për PC dhe printera si dhe kushtet e vështira makroekonomike.
HP nuk është e vetmja kompani e cila njofton shkurtime masive të punës. Twitter përgjysmoi stafin. Meta dhe Amazon gjithashtu lajmëruan shkurtime ku vetëm rrjeti social largoi 11 mijë punonjës.
Ishin shkurtimet e para të Meta që nga themelimi thuajse dy dekada më parë. /PCWorld Albanian