Hoxton Academy diplomon inxhinierët e parë të zhvillimit softuerik

April 21, 2022
min lexim

Hoxton Academy, kompania Londineze e edukimit profesional për të rinjtë në fushën e inxhinierisë së softuerit diplomon më 29 Prill ora 18:30 pranë Qendrës Destil studentët e saj të parë.

Pas gjashtë muajsh trajnim me profesorë të universiteteve UCL, Oxford dhe Cambrige cilët kanë trajnuar inxhinierë softueri nga kompani të shquara si Amazon, Apple, Netflix dhe Facebook, tashmë të diplomuarit e Hoxton Academy janë gati të fillojnë punën me disa prej kompanive më të njohura shqiptare në fushën e zhvillimit softuerik për dy vitet ardhshme.

Nëse jeni kurioz, ju pëlqen teknologjia dhe të zgjidhni probleme, po kërkoni për një karrierë të shkëlqyer në inxhinieri softuerike, ju jeni personi që po kërkojmë. Ju ftojmë të bashkoheni në këtë aktivitet jo-formal, me prezencën e ekspertëve, profesorëve, kompanive sponsorizuese dhe organizatorëve, të cilët do të jenë të lumtur t’ju përgjigjen çdo pyetje që keni në lidhje me programin e Akademisë Hoxton.

Hoxton Academy themeluar nga Twig dhe ICTSmedia hapi aplikimet për grupin e parë të inxhinierëve të softuerit vitin e kaluar dhe zhvilloi partneritete me kompani lokale si Twig, Baboon, Hajde, Local Web, Monochain dhe Mext.

Këto kompani sigurojnë bursat studimore falas për studentët të cilat kapin vlerën 6 mijë paund ndërsa pas përfundimit të trajnimit dhe certifikimit nga Hoxton Academy, të rinjtë për dy vitet e ardhshme punojnë në një prej kompanive të cilat i kanë financuar studimin.

Për tu bërë pjesë e këtij evenimenti ju ftojmë të regjistroheni duke plotësuar formularin në këtë lidhje: https://forms.gle/FvEChqLaA7B6DMFh9

Gjatë këtij evenimenti pjesëmarrësit mund të njihen nga afër me Hoxton Academy, programin e saj dhe të rejat e fundit. Hoxton Academy synon të edukojë 1,000 zhvillues të nivelit Britanik për tregun brenda 5 viteve të ardhshme.

Trajnime të larmishme çdo ditë nga ora 09:00 dhe 18:00 përgjatë gjashtë muajve shoqëruan studentët e Hoxton Academy në teknologji si HTML, CSS, JavaScript, React, Node.js, TypeScript dhe Java. Gjatë kësaj periudhe të rinjtë kanë ndjekur mbi 50 leksione, realizuar 60 provime dhe ndërtuar 6 projekte.

Hoxton Academy ka hapur tashmë aplikimet për grupin e dytë të studentëve të cilët do të nisin më 9 Maj transformimin e tyre në inxhinierë softueri ndërsa më shumë informacion mund të gjeni në këtë lidhje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edi Rama ia lë në derë BE-së “kopilin shqiptar”!

Story i radhës

Ushtarë rusë po refuzojnë të luftojnë në Ukrainë

Të fundit nga

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë