hoxhe enes goga feja islame e ka prioritet sherbimin ndaj atdheut 64222354674d7

Hoxhë Enes Goga: Feja islame e ka prioritet shërbimin ndaj atdheut

March 27, 2023
1 minut lexim

Imami i Pejës, Hoxhë Enes Goga nuk është pajtuar që njerëzve t’u kërkohet që të zgjedhin mes fesë dhe kombit.

Ai ka thënë shtrimi i një pyetje të tillë përbën injorancë.

Goga ka deklaruar se feja islame promovon me prioritet shërbimin ndaj atdheut.

“Feja dhe edukimi i mirëfilltë fetar, s’po flas vetëm për besimin islam, por në këtë rast besimi islam meqë jemi 96%, kërkon lart në prioritete të jetë shërbimi ndaj atdheut”, ka deklaruar ai emisionin “Jo Majtas Djathtas” në T7.

“Asnjëherë në historinë shqiptare, nuk ka qenë feja pengesë. Ne përjashtojmë rastet e izoluara”, ka deklaruar tutje ai.

Ai ka thënë se feja i ka edukuar gjithmonë njerëzit që të jenë në shërbim të atdheut dhe shoqërisë.

“Ata që e kanë zgjedhur rrugën e mos-besimit, është e drejtë e tyre, por kjo nuk i bjen që ata gjithmonë kanë të drejtë. Çdo tentativë për të bërë një lloj ndarje, për mendimin tim tregon injorancë”, ka shkruar Hoxhë Goga. 

MARKETING

RENT A CAR

kam 4 vite qe me gruan fleme ne dhoma te ndara habit banori i bbvip 6422229c207c7
Story i mëparshëm

‘Kam 4 vite që me gruan flemë në dhoma të ndara’! Habit banori i BBVIP

arrestohet nje shtetas francez per vjedhje ne qender te shkupit 6422349243200
Story i radhës

Arrestohet një shtetas francez për vjedhje në qendër të Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë