Hoxhaj uron zgjedhjen e Papës: Udhëheqje të mbarë për miliona besimtarë drejt paqes

May 8, 2025
1 minut lexim

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka uruar Papa Robert Francis Prevost me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxhaj ka shkruar:

“Urime Papa Robert Francis Prevost për zgjedhjen tuaj. Teksa e nisni këtë mision të shenjtë, ju uroj mençuri dhe forcë në udhëheqjen e miliona besimtarëve drejt paqes, dhembshurisë dhe besimit.”

Ky reagim vjen pas konfirmimit zyrtar të zgjedhjes së Papa Prevost, i cili tashmë merr përsipër detyrën e lartë shpirtërore në një kohë sfiduese për botën dhe komunitetin global katolik.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dom Gjergj Meta uron Papën e ri në emër të k

Story i radhës

Lulzim Abazi: Nëse ne nuk jemi në Europa Conference League – shkak referët

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë