Hoxhaj: Sa isha ministër i Arsimit nuk ka ndodhur që nxënësit të mbesin pa libra

October 4, 2024
min lexim

Nuk besoj se ka qenë e mundur të ndodhë që nxënësit mos të pajisen me libra deri në fund të shtatorit. Kështu ka thënë ish-ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj në raportimin para Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.

Hoxhaj potencoi se ideja për shpërndarjen e librave shkollore falas erdhi pasi ishte argumentuar së ndër arsyet që nxënësit i braktisnin shkollat, ishin shkaqet financiare.

Hoxhaj: Argument kryesor ka qenë se braktisja e nxënësve nga shkolla po ndodhë për shkaqe financiare

Debati rreth asaj se a duhet të ketë tekste shkollore falas ka filluar në vitin 2004 dhe në vitin 2005 është hartuar një strategji për arsimin para universitar…Njëra prej temave që është diskutuar në atë kohë ka qenë braktisja e shkollave nga nxënësit e shumtë të cilët kanë ndodhur gjatë Kosovës së pasluftës. Në atë kohë kam qenë edhe kryetar i Komisionit për Arsim dhe ne kemi vizituar një numër të madh të shkollave në Republikës së Kosovës dhe për habinë time në një komunë që më së paku e kam pritë që braktisja nxënësve e shkollave do të jetë temë, ka qenë komuna e Gjakovës. Jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga komuniteti rom…Argument kryesor ka qenë se braktisja e nxënësve nga shkolla po ndodh ndër tjerash po edhe për shkaqe financiare”, tha Hoxhaj

Hoxhaj në kuadër të intervistimit mohoi se në kohën kur ai kishte qenë ministër i Arsimit ka pasur probleme me stoqet e grumbulluara të teksteve shkollore nëpër shkolla.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe ka qenë një lloj tradite që dy shtëpi botuese kanë ofruar tekste shkollore në përputhje me planprogramet.

Hoxhaj: Fenomeni i stoqeve nuk ka qenë i pranishëm gjatë kohës sa kam qenë unë ministër i Arsimit

Fenomeni i stoqeve nuk ka qenë i pranishëm gjatë kohës sa kam qenë unë ministër i arsimit…Ndërsa, sa i takon shtëpive botuese në Kosovë ka pasur një traditë në kohën kur unë kam qenë ministër i Arsimit, që kanë qenë dy shtëpi botuese që kanë ofruar tekste shkollore në përputhje me planprogramet. Kemi ndryshuar një Udhëzim administrativ rreth asaj se kush mund të jetë autor në tekstet shkollore, mos të ketë staf prej ministrisë që janë autore librash apo mos të ketë ministra që shkruajnë libra”, theksoi Hoxhaj.

Ndërkaq, kryetari i këtij komisioni nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj pyeti Hoxhajn nëse ka pasur nxënës që kanë mbetur pa u furnizuar me libra deri në fund të shtatorit në atë kohë.

Lidhur me këtë, Hoxhaj tha se nuk ka mundur të ndodhë, derisa apeloi që shkollat në Kosovë të pajisen me libra elektronik, tabletë dhe mjete të tjera të digjitalizuara.

Hoxhaj: Libra elektronik, smartborda, tabletë, duhet të ketë shkolla digjitale

“Nuk besoj që ka ndodhur. Nuk besoj që ka qenë e mundur, pasi Kosova nuk është vendi i madh…Çka unë kisha apeluar tek ju si komision hetimor që ndoshta e tejkalon mandatin edhe fjala ime edhe funksioni juaj është që në vitin 2024 duhet të ketë në të gjitha shkollat e Kosovës, libra elektronik, smartborda, tabletë, duhet të ketë shkolla digjitale”,

Ndër të tjera, anëtarja e Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj drejtoi pyetje ndaj ish-ministrit Hoxhaj, për të ditur se sa ka qenë planifikimi dhe shpenzimi i buxhetit për blerjen e librave.

Hoxhaj u shpreh se nuk ka informacione të sakta lidhur me këto të dhëna, porse potencoi se mund të jenë ndarë rreth dy milionë euro.

Hoxhaj: Nuk e di se sa ka qenë planifikimi i buxhetit për tekste shkollore

Nuk e di se sa ka qenë planifikimi. Por, e di që se dikush ka qenë gjatë në institucione zakonisht kur të planifikohet buxheti është një vijë e parë buxhetore. Aq sa e di unë në atë kohë janë ndarë dikur rreth dy milionë buxhet apo 1 milionë e gjysmë, është vetëm një vijë buxhetore. Tani sa ka kushtuar totali i blerjes së librave nuk e di, nuk kam ide”, u përgjigj Hoxhaj. 

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

UEFA dënon ashpër sulmin ndaj Muhamed Sejdinit, autoritetet të zbardhin rastin!

Story i radhës

“Rrugët kthehen në lumenj”/ Situatë alarmante nga reshjet në Vlorë, një pjesë e qytetit pa energji

Të fundit nga

ShkoLartë