Hoxhaj: Qeveria nuk ka as strategji, as plane në këtë luftë diplomatike kundër Serbisë

January 17, 2023
1 minut lexim

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se tërheqja e njohjeve ndaj Kosovës po ndodh dhe mjerisht do të vazhdojë të ndodh për shkak se Serbia po bën fushatë kundër Kosovës kudo.

Përmes një shkrimi në facebook, Hoxhaj ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se nuk e kanë vizituar asnjë shtet që e ka njohur Kosovën dhe se nuk mbajnë komunikim të rregullt diplomatik me këto vende.

Hoxhaj tha se sa ka qenë Ministër i Jashtëm, zyrtarisht Kosovën e kanë njohur  115 shtete ndërsa sa i përket çështjes së tërheqjeve të njohjeve të Kosovës nga shtete të botës, Qeveria e Kosovës duhet të japë sqarim për këtë.

Ai gjithashtu ka publikuar një foto me kryediplomatin e Togos Robert Dussey, në momentin kur kishte vizituar shtetin e Togos, si Ministër i Jashtëm, më 20 janar 2014.

”Me njohje, shtetet gëzojnë të drejtën të vendosin marrëdhëniet diplomatike me shtete të tjera – sikurse ndodhi me 21 korrik. Pak javë pas njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës, kisha nënshkruar në Prishtinë së bashku me ministrin e jashtëm të Togos marrëveshjen për marrëdhëniet diplomatike në mes të dy shteteve”, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple prezanton çipet e reja M2 Pro dhe M2 Max për MacBook Pro dhe Mac mini

Story i radhës

SHBA-ja vendos sanksione ndaj Bjellorusisë pas nisjes së gjyqit ndaj lideres opozitare

Të fundit nga

Liz Hurley shfaqet seksi në bikini

Liz Hurley, 59 vjeç, zhvishet me bikinit më të imta, ndërsa fansat thonë se ajo është ‘burimi i zbuluar i rinisë’ Bukuroshja hollivudiane Liz Hurley mahniti fansat me bikini të voglam, shkruan
ShkoLartë