hoxhaj e domosdoshme qe kosova te anetaresohet ne nato 67efa8fd251e7

Hoxhaj: E domosdoshme që Kosova të anëtarësohet në NATO

April 4, 2025
1 minut lexim

Në 76-vjetorin e themelimit të NATO-s, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përcjellë një mesazh falënderimi dhe angazhimi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Hoxhaj ka vlerësuar rolin historik dhe të pazëvendësueshëm të NATO-s në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, si dhe praninë e saj të vazhdueshme për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

76 vite unitet, forcë dhe siguri. Gëzuar ditëlindjen, NATO! Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për rolin vendimtar në çlirimin tonë më 1999 dhe për praninë tuaj të vazhdueshme në ruajtjen e paqes dhe sigurisë,” ka shkruar Hoxhaj.

Ai theksoi se tani është koha e fundit dhe më se e domosdoshme që, së bashku me shtetet udhëheqëse të NATO-s, Kosova të ecë drejt anëtarësimit të plotë në Aleancë.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan, duke u bërë shteti i 33-të i Aleancës në një të ardhme të afërt,” ka theksuar ai.

Hoxhaj ka qenë një nga zërat më të fortë në skenën politike kosovare që ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të plotë të Kosovës në NATO, për integrimin euroatlantik dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

me solucion jo furce berisha lubi balluku paguan 10 mije euro ne muaj vetem per te lare makinen per 30 minuta sherbim 67ef9f60f23c0
Story i mëparshëm

“Me solucion, jo furçë!”/ Berisha: Lubi Balluku paguan 10 mijë euro në muaj vetëm për të larë makinën. Për 30 minuta shërbim…

flamur i kuq pas aksidentit te rende ne provat e lira ne japoni 67efac7f2a129
Story i radhës

Flamur i kuq pas aksidentit të rëndë në provat e lira në Japoni

Të fundit nga

Southgejt i kthen shpinën futbollit

Southgejt i kthen shpinën futbollit Ish-komisari teknik nis punë në një ndërmarrje pasurishë të paluajtshme! Garet Sauthgejt i ka kthyer shpinën futbollit pasi në profilin e tij në “LinkedIn” nuk identifikohet më

Rriten çmimet konsolës PS5 në Europë

Blerësit e PS5 në Europë, Britani dhe Australi duhet të paguajnë deri në 100 euro, dollarë dhe paund për të blerë një konsolë. Sony njoftoi rritjen e çmimeve për PS5 duke drejtuar
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë