Hoxha: Policia ndikon në uljen e aksidenteve vetëm 5%, sinjalistikën e vendos Bashkia

1 minut lexim

Eksperti i Sigurisë Gëzim Hoxha, është shprehur se policia mund të ndikojë në uljen e aksidenteve vetëm 5%.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Hoxha tha se sinjalistikën rrugore nuk e vendos policia por bashkitë përkatëse të zonës.

Gëzim Hoxha: Siguria rrugore duhet parë në një këndvështrim tjetër, në këndvështrimin është polici ai që i vendos këto statistika. sipas studimit, policia mund të ndikojë në uljen e aksidenteve vetëm 5%, pjesa tjetër nuk i përket policisë. Është Ministria e infrastrukturë dhe transportit. Këtu ka një mori problemesh, duke filluar nga autoshkollat, nga edukimi në kopsht e në shkolla

Policia nuk vendos sinjalistikën, policia vetëm i zbaton. Sinjalistikën e vendos Bashkia.

Ndër të tjera ai tha se personat që dëmtohen në aksidente, duhet të marrin dëmshpërblim dhe për këtë duhet të marrin avokat.

Gëzim Hoxha: Viktimat e aksidenteve duhet të marrë avokat, që  të mos humbin dëmshpërblime. Ai duhet të marrë avokat me njohuri të posaçme teknike –juridike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mayoral tregon leksionin që mori nga Ronaldo

Story i radhës

Ngjarjet e datës 30 qershor

Të fundit nga