Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha i ftuar sonte në “Click Plus” në TV21, tha se përplasjet mes Mickoskit dhe Gruevskit i sheh si diçka pozitive. Sepse, sipas tij, mund të lindi një VMRO e re, ku një grup deputetësh nga kjo forcë politike, para përfundimit të mandatit, mund të votojë ndryshimet kushtetuese.
“Përplasja mes Mickoskit dhe Gruevskit, shoh si një VMRO të re evropiane, e cila mundet të mos jetë e kënaqur nga këto dy palët para përfundimit të mandatit, një grup deputetësh mund të thonë se nuk mund ta mbajmë peng shtetin, ardhmërinë e të rinjve për shkak të një përplasje mes tyre. Nga përvoja politike unë shoh se konsekuencat mund të jenë këto.”- tha Hoxha.
Burimi: TV21