hoxha ftesa e kurtit per abdixhikun hap i duhur e then barrieren e vetkrijuar 67f4625be6871

Hoxha: Ftesa e Kurtit për Abdixhikun hap i duhur, e then barrierën e vetkrijuar

April 8, 2025
1 minut lexim

Analisti, Ylli Hoxha ka thënë se ftesa e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës[LDK] është një hap i duhur edhe i mirë sepse thehet edhe “barriera e krijuar” nga vet Kurti lidhur me deklarimet se do të ketë qeverisjen si e vetmja parti e pozitës dhe me disa deputetë të tjerë.

Hoxha në “Debat Plus” deklaroi se Vetëvendosja do të krijojë institucionet e reja me bashkëqeverisjen me një parti politike opozitare, por cila është ajo mbetet të shihet.

Kushdo që e ka analizuar situatën pas mbrëmjes së 9 shkurtit e ka ditur se ka me ardh kjo ditë. Krijimi i institucioneve nga njëri tabor është gati e pamundur, gjegjësisht mund të krijohet një qeveri e cenueshme, edhe e ndikueshme e varur jo vetëm nga Serbia por edhe factor të tjerë, që mudn të nxjerrin si dardh me bisht. Kurti e ka njëfarë roli, ndonëse është tejet inteligjent, por si kreu i VV sillet si i hutuar,. Kryesia e VV-së e ka ditur nga dita e parë, madje edhe para 9 shkurtit. Sjellje e përgjegjshme do kishin filluar edhe pa nis fjalët hajvana e eskalu situate. Parapërgatije për dialog. Ndodhi pas 60 ditëve, aaa i takuam minoritetet, si kemi numrat po e thërrasim PDK. Luajtje të naivit. Kemi me taku edhe LDK-, thuja që ajo nuk është e pozicionuar. Kanë me deklaru se me LDK smunden.
Hap i mirë që është bërë ftesa e Kurtit ndaj LDK-së. Sepse e then barrierën e vetkrijuar nga diskursi I Lëvizjes Vetëvendosje, do kemi qeveri të vet pozitës dhe me numra të disa deputetëve. Matematikisht e paqëndrueshme, politikisht edhe më e paqëndrueshme. Gradualisht po hyjmë në fazën ku VV-ja do hyjë në koalicion me njërin prej subjekteve politike, për krijimin e qeverisë së re”,
deklaroi Hoxha.

Hoxha tha se “nuk beson që do të ketë efekt ftesa e Kurtit ndaj Abdixhikut dhe se duhet të merret seriozisht nga LDK-ja dhe s’duhet refuzuar atë”.

Ai tha se barra për seancën e konstituimit të Kuvendit bie mbi ish-kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca i cili ka bërë ftesa ndaj partive politike dhe jo ndaj kryeministrit, Albin Kurti. Hoxha shtoi se nuk janë “pjekur ende kushtet për mbajtjen e takimit me 15 prill”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sa ndikojne tarifat e trump per shqiperine bojaxhiu nuk ka pasoja te drejtperdrejta per vendin tone disa fermere mund te penalizohen 67f458bde6301
Story i mëparshëm

Sa ndikojnë tarifat e Trump për Shqipërinë? Bojaxhiu: Nuk ka pasoja të drejtpërdrejta për vendin tonë, disa fermerë mund të penalizohen

fitorja ne derbi mban gjalle tiranen shkembi ju tregoj celesin e ketij suksesi 67f465ddb57d0
Story i radhës

Fitorja në derbi mban “gjallë” Tiranën, Shkëmbi: Ju tregoj “çelësin” e këtij suksesi

Të fundit nga

Jozi godet Gjestin derisa largohet

25 Jozi ka goditur Gjestin derisa largohej nga shtëpia. Me të goditur Gjesti ra në tok dhe produksioni ftoi njësin emergjente për të mjekuar. Ky veprim tronditi të gjithë ndjekësit. BURIMI: zhurnal.mk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë