Hoxha flet për Kodin Civil

Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë disa fjalë për dështimin e kalimit të projektlijgit të Kodit Civil në Kuvend.

Ajo ka thënë se deputetët duhet të jenë të vetdijshëm që në Kuvend janë të thirrur për të mbrojtur Kushtetutën.

“Në Kuvend nuk jemi për të treguar veten moralisht. Por jemi për të mbrojtur grupet minoritare çfarëdo qofshin ato”, tha ajo.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka votuar për të ndryshuar Kodin Civil, që në një nen të saj lejon martesat mes gjinisë së njëjtë.

Me 28 vota për, 29 vota kundër dhe 4 abstenime në Parlamentin e Kosovës, ky ndryshim i Kodit Civil ka dështuar.

Ky projektkod kishte ngjallur një debat të gjerë në vendin tonë, pasi deputetët ishin të ndarë në qëndrime, e poashtu edhe qytetarët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjumi pa jastëk: Përfitimet dhe efektet në shtyllën kurrizore

Story i radhës

Rusia ridislokon trupa nga Gjeorgjia 

Të fundit nga