Kryetari i Partisë Demokratike Europiane Ajanit Hoxha mbrëmë në Click Plus duke folur për VMRO-DPMNE-së , tha se lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski po kërkon partner të dëgjueshëm në bllokun politik shqiptar.
“Unë kam ngritur vetëm një dilemë që edhe hipotetikisht edhe nëse ndodh që kështu siç thotë Mickoski dhe VMRO-ja, që nëse një bllok opozitar merr një numër të konsiderueshëm të mandateve për ta bërë 61-shin bashkë, a është i gatshëm Mickoksi që ta jep të njëjtin pushtet që e ka BDI tani në qeverisje?! Dhe përgjigjja çuditërisht është ajo që reflekton sot e kësaj dite se VMRO kërkon partner të dëgjueshëm dhe partner i cili nuk do të kërkoj shumë”, theksoi Arjanit Hoxha – Kryetar i PDE.
Hoxha akuzoi edhe frontin opozitar shqiptar (AAA-LB-LD) se të gjithë luftën që po e zhvillojnë në opozitë, po e bëjnë për pushtet dhe, sipas tij, ai nuk sheh asnjë alternativë te kjo forcë e partive shqiptare në opozitë.
“Nëse ju i shihni aktoret politike që ndodhen aty janë aktorët që kanë jo në një vijë një trajtshme politike. E tash në bazë ta ckait u bashkuan. Cili është qëllimi synimi!? Me ardhur në pushtet vetëm si kërkesë për një vëlla të vogël të VMRO-së apo si kërkesë e votuesit shqiptar për të mbrojtur këtë që fola unë tash”, tha Arjanit Hoxha – Kryetar i PDE.
Në raport me Gruevskin nuk duhet të bëhet Pazar thotë Hoxha. Sipas tij Gruevski nuk mund të kontribuojë në ndryshimet kushtetuese. Hoxha në mesin e gruevskit dhe Mickoskit e sheh një VMRO të tretë proeropiane.
“Unë shohë diçka komplet tjetër. Në përplasjen Mickoski-Gruevski shoh një VMRO të tretë proeurpoiane e cila mundet të mos jetë e kënaqur nga këto dy palët para përfundimit të mandatit një grup deputetësh mund të thotë që nuk mund ta mbajmë peng shtetin”., deklaroi Arjanit Hoxha – Kryetar i PDE.
Hoxha në këtë intervistë tha se partia e tij është parti opozitare por, nuk është dhe nuk do të pjesë e bllokut të bashkuar opozitar.
Burimi: TV21