Hoxha: Është biseduar për hapjen e pikës së re kufitare

May 4, 2022
1 minut lexim

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha në konferencës e sotme për shtyp njoftoi se takimi i grupeve të punës mes Shkupit dhe Sofjes është realizuar me 14 prill. Hoxha tha se në të njëjtin takim është biseduar për hapjen e një pike të re kufitare mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Sipas informacioneve që kemi në Sofje me 14 prill është realizuar takimi i fundit. Është takuar Komisioni i Përbashkët për ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar Klepalo, mes Berovës dhe Strumjanit. Në Shkup takimi i fundit ka qenë mes grupit të punës me numër 3, Grupi i punës për Bashkimin Evropian, është realizuar para 2-3 javëve. Në Sofje është takuar edhe grupi i punës me numër 4, për kulturë, shkencë dhe edukim, të rinjtë dhe për sportin, ky takim është realizuar më 22 mars”, tha Hoxha.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nedellkov: Orët e humbura nga greva të plotësohen dhe viti shkollor të përfundojë më 10 qershor

Story i radhës

Së shpejti: Hoteli i ri me 4 yje – Austrian Palace Hotel

Të fundit nga

ShkoLartë