Hovenier thotë se SHBA nuk e mbështet Shqipërinë e Madhe as Serbinë e Madhe

August 17, 2023
1 minut lexim

Ambasadori i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier tha se nuk e mbështesin as Shqipërinë e Madhe dhe as Serbinë e Madhe, raporton Ekonomia Online, duke shtuar se e përkrahin integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti në Ballkanin Perëndimor.

Këtë komente ai i bëri kur u pyet për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e veriut., gjatë një takim me gazetarë.

“Nuk e di sa është e vendit që unë të flas për specifikat e vizitës por e kam parë se në opinionin publik ka pasur shprehje të shqetësimeve për këtë idenë e një Shqipërie të madhe, duke qenë diçka që është diskutuar në kontekstin e vizitës, kështuqë mendoj se është një mundësi e mirë për mua që të ritheksoj pozicionimin e ShBA-së në këtë pyetje. Është shumë e rëndësishme që të lexoj para juve udhëzimin tim, ShBA-ja nuk e mbështet një Shqipëri të madhe, ShBA-ja nuk e mbështet një Serbi të madhe gjithashtu”.

“ShBA-ja nuk e mbështet rivendosjen e kufijve në regjionin e Ballkanit, çdo tentim për të bërë një gjë të tillë do ishte joproduktiv dhe destabilizues. ShBA-ja e mbështet fuqishëm aspiratat e BE-së dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve në Ballkanin Perëndimor dhe e mikpret afirmimin e BE-së. Besojmë se ky është qëllim që e ndan çdo shtet në rajon”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Micevski: Të premten do t’i përsërisim argumentet siç bëmë në Komisionin për Çështje Kushtetuese

Story i radhës

Horoskopi ditor për ditën e enjtë 17 Gusht 2023, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Të fundit nga

​Licensohen mbi 900 inxhinierë

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive ku janë licensuar mbi 900 inxhinierë. Të shtunën pritet që pas përfundimit të punëve të kuvendit të parë, të bëhet zyrtarisht
ShkoLartë