​Hovenier thotë se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin me ministrin e ri të Mbrojtjes

August 21, 2023
1 minut lexim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është pritur në takim nga ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqeodnci. Aty, diplomati amerikan ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e partnerit kryesor të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rrugën e tranzicionit 10 vjeçar.

Hovenier ka shkruar se mezi pret të bashkëpunojë me ministrin, në mbështetje të FSK-së si forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike dhe e ndërveprueshme me NATO-n.

“Kënaqësi që sot pasdite të takohem me ministrin e ri të Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë, veçanërisht në mbështetje të tranzicionit 10 vjeçar të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, ka shkruar ai.

Për takimin ka njoftuar edhe Ministria e Mbrojtjes.

“Ministri Maqedonci në vazhdim e njoftoi ambasadorin Hovenier edhe me objektivat kryesore të tij dhe për prioritet që do të ketë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bazë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, konform standardeve të NATO-s, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë dhe aleatët tanë, përkrah së cilëve jemi të gatshëm të ofrojmë kontributin tonë në çdo mision të rëndësishëm, duke kaluar kësisoj nga konsumues të sigurisë në garantues të saj”, është theksuar në njoftimin e ministrisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Së bashku në Evropën e Madhe”/ Rama: Kërcënimet kundër integritetit të Malit të Zi dhe RMV-së, të rrezikshme dhe të papranueshme

Story i radhës

Mos vallë këto të Patrisit ishin thumba për Tunën?

Të fundit nga

ShkoLartë