​Hovenier: SHBA dhe partnerët kanë shqetësime për disa zgjidhje politike që bëri Qeveria Kurti

min lexim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier deklaroi se janë të shqetësuar me disa zgjidhje politike që ka bërë Qeveria Kurti. Sipas tij, këto vendime pamundësojnë arritjen e Kosovës.

Në konferencë për media pas një vizite në Gjakovë, diplomati amerikan u pyet për raportet që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Qeverinë e Kosovës.

Hovenier: Qeveria ime ka disa shqetësime për disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti

“Nganjëherë ndjej se të gjithë dëshironi që të jeni psikiatër dhe të diagnostikoni ndonjë sëmundje mendore apo diçka të ngjashme. Ka shumë njerëz të cilët kalojnë kohë duke u brengosur me këtë çështje. Dua ta them atë që e them gjithmonë. Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurtë si gjithmonë, dhe kjo është arsyeja pse jam sot këtu me kryetarin e Gjakovës për të biseduar dhe avancuar segmentet që avancojnë rritjen ekonomike dhe vendeve të punës dhe të takohemi me përfaqësues të komuniteteve se çka mund të bëjë qeveria më shumë për ta. Kam thënë shpesh: kemi qenë me popullin e Kosovës, jemi me popullin e Kosovës dhe do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që do të pajtohemi me çdo zgjidhje të bërë nga çdo Qeveri e Kosovës. Qeveria ime bashkë me disa partnerë që punojmë, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Bashkimi Evropian, kemi disa shqetësime për disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti, të cilat pamundësojnë arritjen”, deklaroi Hovenier.

Hovenier tha se pas miratimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur të Mediave, ka biseduar me zyrtarët e qeverisë.

Hovenier: Ligjet të jenë në përputhje me normat evropiane

“Kam pasur rastin që të bisedojë me zyrtarët e qeverisë lidhur me këtë çështje. Çfarë dëshirojë të them është se e kuptoj që ka ndjenja mjaft të fuqishme lidhur me atë a janë ligjet në përputhje me normat, standardet evropiane apo jo. Këshilla e qeverisë amerikane për Qeverinë e Kosovës është gjithmonë e njëjta që të sigurohen që çfarëdo legjislacioni i cili kalon, miratohet nga Kuvendi i Kosovës të jetë në përputhje me normat evropiane sepse kjo do të lehtësojë procesin që dëshirojmë të shohim Kosovën duke iu përafruar Bashkimit Evropian. Sepse ne natyrisht shohim që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe organizatave tjera evropiane. Prandaj mendojmë se nuk është e mençur që të ketë legjislacion i cili, gjithë ato organizata evropiane, Këshilli i Evropës, BE e kanë thënë që jo domosdoshmërisht janë në përputhje me ato norma evropiane”, deklaroi ai.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini kanë takuar komunitetet.

Story i mëparshëm

​Vapa përvëluese përhapet në Lindje, qytetet e mëdha në SHBA përgatiten për temperatura rekord

Story i radhës

Zejdi takoi kryediplomatin turk, Hakan Fidan

Të fundit nga