hovenier aktivitetet e perbashketa tregojne lidhjet e forta qe shba ja ka ndertuar me kosoven 64da6f0953400

​Hovenier: Aktivitetet e përbashkëta tregojnë lidhjet e forta që SHBA-ja ka ndërtuar me Kosovën

August 14, 2023
1 minut lexim

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar takime me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku dhe me atë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Hovenier, ka bërë të ditur në ‘X’, se aktivitetet në kuadër të trashëgimisë kulturore, muzikës e sportit, thellojnë lidhjet e forta mes SHBA-së dhe Kosovës.

“E shijova bisedën sot me ministrin e Kulturës Hajrullah Çeku për një sërë nismash të vazhdueshme të fokusuara në trashëgiminë kulturore, muzikën, sportin dhe artin e Kosovës. Të gjitha këto aktivitete thellojnë lidhjet e forta që kemi ndërtuar së bashku mes amerikanëve dhe kosovarëve nga të gjitha sferat e jetës”, tha Hovenier.

Hovenier është deklaruar edhe pas takimit me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

“Takim i mirë me ministrin për Komunitete dhe Kthim. Të vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të mbështetur të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të kthimit në kushte dinjiteti dhe sigurie. Ky mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë”, ka shkruar ambasadori amerikan në ‘X’. 

MARKETING

RENT A CAR

kryebashkiaku i selanikut ne himare keto troje jane te mbushura me dashuri per helenizmin 64da6ceebbb69
Story i mëparshëm

Kryebashkiaku i Selanikut në Himarë: Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizmin

protesta beleri ne burg kryebashkiaku i athines nga himara smund te jesh pjese e europes duke shkelur shtetin e se drejtes 64da70745d178
Story i radhës

Protesta/ Beleri në burg, kryebashkiaku i Athinës nga Himara: S’mund të jesh pjesë e Europës duke shkelur shtetin e së drejtës

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë