Hoti për urën e Drinit të Bardhë: Në dorë të Zotit janë ata që kalojnë urën

1 minut lexim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj planifikimit buxhetor për vitin 2023.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti thotë se ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit, që u dëmtua nga vërshimet e janarit 2021 nuk ka marrë asnjë intervenim për dy vite.

“Tash për këtë urë këta planifikojnë: 400 mijë euro për vitin 2023, 600 mijë euro për vitin 2024 dhe 500 mijë euro për vitin 2025.
Me këtë ritëm, ndoshta kjo urë ndërtohet në vitin 2026. Deri atëherë, në dorë të Zotit janë ata që kalojnë urën”,
shkroi Hoti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raketat ruse bien në Poloni, kryeministri polak fton takim urgjent – merr pjesë edhe presidenti

Story i radhës

Berezovsky kërkon kujdes: Kosova ka lojtarë të mirë

Të fundit nga