hoti kqz ja ka deshtuar te siguroje nje proces zgjedhor kredibil e me integritet 67d6f0f183d2c

Hoti: KQZ-ja ka dështuar të sigurojë një proces zgjedhor kredibil e me integritet

March 16, 2025
1 minut lexim

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se shpallja e rezultateve të zgjedhjeve pas pesë jave tregon dështimin e sistemit për menaxhimin e procesit zgjedhor.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se KQZ-ja ka dështuar të siguroj një proces zgjedhor kredibil e me integritet.

“Kjo është për keqardhje pas disa palë zgjedhjeve të organizuara sipas standardeve evropiane, që e veçonin Kosovën nga vendet e tjera të Ballkanit. Kjo është për keqardhje pas kulturës demokratike të treguar nga qytetarët në ditën e zgjedhjeve”.

“Njollë e këtyre zgjedhjeve do të mbetet edhe çështja e votave nga diaspora, për të cilat janë hedhur dyshime, si për votimin në ambasada/konsultata, ashtu edhe për votimin me postë. Këtë nuk e ka merituar Kosova. Për këto dështime duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore”, ka thënë Hoti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ngjarja tragjike ne maqedonine e veriut berisha mesazh ngushellimi per familjet e te rinjve qe vdiqen nga zjarri ne diskoteke 67d6e754be8c1
Story i mëparshëm

Ngjarja tragjike në Maqedoninë e Veriut! Berisha mesazh ngushëllimi për familjet e të rinjve që vdiqën nga zjarri në diskotekë

drita shaqiri reagon ndaj refereve padrejtesi kunder nje sportisti elitar si endriti 67d6f476af1f9
Story i radhës

Drita Shaqiri reagon ndaj referëve: Padrejtësi kundër një sportisti elitar si Endriti

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë