“Horror” në Kretë/ Dy grekët i vihen nga pas familjes gjermane për ta vrarë

min lexim

Një ngjarje e rëndë që mund të ishte kthyer në tragjedi ka ndodhur këtë të premte në zonën Perama Mylopotamos në Rethymno të Kretës.

Dy grekë kanë dashur të vrasin një familje me turistë gjermanë dhe e gjitha kjo, vetëm se i parakaluan me makinën e tyre.

Protothema.gr shkruan se një burrë bashkë me dy djemtë e tij dhe vajzën, të cilët kishin ardhur nga Gjermania për të kaluar disa ditë pushime në Kretë, kishin marrë një makinë me qira, dhe ndërsa ecnin në rrugë kanë parakaluar një mjet bujqësor në të cilën ndodheshin dy banorë vendas.

Pas këtij parakalimi dy grekët u vunë në ndjekje të makinës me turistë gjermanë dhe filluan ta përplasin atë disa herë. Gjermanët të cilët u ndien të rrezikuar ndaluan në anë të rrugës për t’i shpëtuar inatit grek, por vendasit e inatosur sapo zbritën nga mjeti, filluan të godasin dhunshëm njërin nga djemtë që ndodhej në makinë, djali tjetër i familjes gjermane ka zbritur nga mjeti për t’i shkuar në ndihmë vëllait, por në këtë moment njëri nga vendasit ka nxjerrë një thikë 20 centimetra dhe ka dashur të vrasë familjen gjermane.

Për fat të mirë disa banorë të zonës kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar familjen gjermane nga grekët e inatosur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vendimi i Inzaghit për Kristjan Asllanin

Story i radhës

Dashtevski: 127 ankesa për zgjedhjet e pjesshme lokale në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga