Horoskopi i javës, 28 Mars – 3 Prill 2022/ Shenjat e favorizuara në dashuri

March 26, 2022
min lexim

Për javën ndërmjet të hënës 28 mars dhe të dielës 3 prill 2022, horoskopi për sferën e dashurisë do të jetë i favorshëm për ata që kanë lindur nën shenjat kryesisht të ajrit, përfshirë shenjën e Binjakëve dhe shenjën e Ujorit. Me rëndësi të veçantë do të jenë shenjat e Gaforres dhe Shigjetarit. Do të jenë pesë shenja në veçanti që do të jenë ndër të preferuarat e javës.

Le të zbulojmë se cilat janë.

Ujori

Do të ketë shumë mundësi për të rinovuar kontekstin e dashurisë, duke e bërë marrëdhënien tuaj me partnerin shumë më të ngushtë dhe bashkëpunuese. Do të keni mundësinë të eksploroni horizonte të reja, të surprizoni partnerin dhe të kaloni së bashku një nga javët më të bukura të prillit në tërësi. Bashkëpunimi në familje do jetë ai që do t’i japë shtysë më të madhe mirëkuptimit në çift dhe që do të përmirësojë momentet plot butësi dhe gjeste të thjeshta të përditshme.

Gaforrja

Romanca këtë javë do të rezultojë më se optimale. Do të keni shumë projekte me imagjinatë për të ndarë me partnerin, por në të njëjtën kohë së bashku do të arrini të realizoni një dëshirë që ka kohë që ka mbetur në sirtar. Veçanërisht fundjava mund të shënojë një pikë kthese me ato tema për të cilat shpesh nuk keni pasur një mendim mbizotërues.

Shigjetari

Protagonisti i padiskutueshëm i javës suaj do të jetë Merkuri i plotë, i cili do të nxisë komunikimin në shumë aspekte, por që për dashurinë mund të bëjë diferencën për vazhdimin paqësor të marrëdhënies suaj. Do të keni mundësi të kaloni pak kohë të lirë së bashku me partnerin, sidomos gjatë fundjavës dhe në disa mbrëmje në veçanti.

Binjakët

Optimizmi i kësaj periudhe do të ketë një ndikim shumë pozitiv në historinë tuaj të dashurisë, ndërsa rëndësi të veçantë do të kenë pasojat e miqësive të beqarëve të kësaj shenje. Me çështjet sentimentale në përgjithësi do të keni një harmoni që ndoshta do të jetë një nga më të mirat në këtë pjesë të vitit. Me disa supozime optimale, mund të mendoni edhe për një hap të rëndësishëm përpara për të dyja palët.

Demi

Ndryshimet me siguri do të jenë afër, por do të varet nga ju që të inkurajoni marrëdhënien në çift me ndonjë lajm apo surprizë të vogël që mund të jetë me rëndësi jetike për të dashurin tuaj. Ndryshimet do të çojnë në rezultate pozitive nëse jeni ende në kërkim të një shpirti binjak, sepse tani më shumë se kurrë do t’i keni këmbët fort në tokë. Iluzionet do të lihen plotësisht mënjanë për shkak të një logjike e cila, megjithatë, nuk do të jetë aq e rreptë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Forcat ruse i afrohen Çernobilit

Story i radhës

Di Maria i jep lamtumirën Argjentinës

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë