Horoskopi i datës 7 nëntor 2024

November 7, 2024
min lexim

Dashi

Gjatë kësaj dite do dini si të silleni në çdo moment dhe do merrni ato që dëshironi. Edhe nëse keni gabuar do rini të reflektoni dhe t’i kuptoni gabimet e bëra. Ju të dashuruarit do i kushtoni gjithë kohën e nevojshme partnerit tuaj dhe do e bëni atë të ndihet sa më mirë. Mbrëmja do jetë edhe më emocionuese dhe më e kënaqshme. Ju beqarët do ëndërroni gjëra të pamundura ndërkohë që fati nuk është në anën tuaj. Në punë vërtet do kaloni një ditë paksa të ngarkuar, por me motivim dhe besim tek vetja mund të arrini çdo gjë që keni dëshiruar. Me financat tregohuni sa më realistë që të mundeni në mënyrë që situata të mos bëhet problematike.

Demi

Do zgjoheni si zakonisht gjatë kësaj dite dhe as nuk do mendoni sesa jeta do ju zbukurohet. Planetët do ju sjellin lumturi pafund dhe fat. Për ju të dashuruarit jeta do marrë një kthesë shumë të mirë. Shpesh do ju duket sikur jeni në ëndërr dhe do keni frikë të zgjoheni. Partneri ka menduar gjithçka në detaje dhe do ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni ashtu si jeni edhe për pak kohë. Në punë do bëheni pjesë e një projekti të rëndësishëm që do ua ndriçojë mendimet dhe do ju ndihmojë të realizoni planet afatgjata. Edhe nëse punoni në grup rezultatet kanë për të qenë shumë të mira. Për financat do bëni edhe sakrifica dhe fatmirësisht gjendja do mbetet gjithë kohës e stabilizuar.

Binjakët

Do keni arsye të forta për të besuar tek fati gjatë kësaj dite. Në fakt çdo gjë do ju ecë më së miri dhe në disa momente do habiteni edhe vetë. Ju të dashuruarit do arrini të rivendosni komunikimin në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni. Ai nga ana tjetër do jetë tolerant dhe do ua plotësojë dëshirat. Ju beqarët do jeni të paqartë për atë që doni të bëni, prandaj do ngurroni edhe të hidhni hapa. Në punë, çelësi për arritjet e mëdha do jetë brenda jush. Po u treguat të logjikshëm, të vendosur e me besim në vetvete keni për të arritur majat. Në planin financiar do jeni shumë të arsyeshëm dhe nuk do keni as problemin më të vogël.

Gaforrja

Edhe pse do keni njëfarë krenarie dhe do ndiheni më superiorë, sërish do mbani marrëdhënie të mirë me të tjerët. Optimizmi do ju shoqërojë kurdo dhe do ndiheni të lumtur. Për ju të dashuruarit, komunikimi, toleranca dhe përulësia do jenë cilësitë më të mira të cilat do iu nxjerrin nga vështirësitë. Shumë persona do ju adhurojnë për të gjithë këto. Ju beqarët ka mundësi të filloni lidhje afatgjata me persona interesante. Në punë do keni gjithë kohës mbështetjen e Diellit dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes. Vigjilenca gjithashtu nuk do ju mungojë. Në planin financiar mos e lëshoni veten edhe sikur gjendja të jetë delikate. Me maturi dhe durim gjithçka do mund të rregullohet.

Luani

Falë Marsit dhe Uranit do dini gjithmonë si të veproni sot prandaj gjërat do ju ecin më së miri. Ju të dashuruarit duhet t’i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe nuk duhet të kërkoni me ngulm gjëra të pamundura. Ju beqarët do jeni të paqëndrueshëm dhe ka rrezik të refuzoni disa ftesa që do ju bëhen. Në fakt do pendoheni shpejt për këtë sjellje tuajën. Në punë do vazhdoni në jeni në kërkim të ëndrrave tuaja dhe mundet të shpërqendroheni paksa nga gjërat reale që duhet të arrini. Kthehuni shpejt me këmbë në tokë nëse nuk doni të keni probleme. Financat do mbeten në të njëjtën gjendjen si më parë. Duhet të shpenzoni me kursim dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të jepni hua.

Virgjëresha

Do bëni mirë të merrni disa vendime gjatë kësaj dite pasi duke ia lënë gjërat kohës nuk i dihet çfarë mund të ndodhë nesër. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha. Gjithçka që keni menduar për partnerin do bjerë poshtë menjëherë. Ju beqarët do bëni mirë të qëndroni edhe sot ashtu si jeni sepse mundësitë nuk do jene të kënaqshme. Në punë, nëse tregoheni shumë autoritare, keni për të hyrë në konflikt me të gjithë. Bëni shumë kujdes më mënyrën e komunikimit. Në planin financiar ka rrezik të bëni gabime nga dëshira e madhe për t’u pasuruar shpejt. Asgjë nuk mund të bëhet me inat.

Peshorja

Nuk do ju pëlqejnë aspak komandimet gjatë kësaj dite dhe as ata që mundohen t’ua hedhin. Për fat të keq suksesi nuk do jetë në anën tuaj. Ju të dashuruarit do jeni shumë xhelozë ndaj partnerit dhe mund të debatoni ashpër me të. Sa më shpejt ta kuptoni gabimin që keni bërë aq më të lehtë do e keni të rivendosni qetësinë. Ju beqarët do realizoni takime të jashtëzakonshme dhe do e ndryshoni menjëherë statusin tuaj. Në punë duhet të respektoni çdokënd që keni pranë dhe të keni më shumë besim tek ata. Dijeni se të vetëm nuk keni për të arritur shumë. Në planin financiar do jeni të detyruar të bëni kujdes që gjendja të mos ketë më shumë tronditje.

Akrepi

Komunikimi dhe privilegjimi i jetës sociale do ju ndihmojë shumë ta përmirësoni jetën tuaj sot. Do keni edhe ide shumë të këndshme që duhet t’i shprehni sa të mundeni. Nën ndikimin e madh të Venusit, ju të dashuruarit do i kushtoni më tepër rëndësi se kurrë më parë jetës në çift. Do kaloni më shumë kohë me partnerin dhe do i përgatisni surpriza. Ju beqarët do keni një ditë intensive dhe plot e përplot me takime. Shfrytëzojeni sa më shumë. Në punë, gabimet e disa kohëve më parë do ju bëjnë të bëni një bilanc të gjithckaje. Merrni sa më shpejt masa në mënyrë që situata të rregullohet. Financat do kenë goxha përmirësime falë një shume të konsiderueshme që do merrni pas një projekti të përfunduar.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do keni reflekse shumë të mira dhe do jeni përherë koherentë. Kjo mënyrë të vepruari do ju sjellë vetëm përfitime. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me bashkëpunim kjo e sotmja. Gjërat do ju ecin më së miri dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni më. Ju beqarët do kërkoni në çdo cep princin tuaj të kaltër, por nuk do mund ta gjeni dot atë. Në punë do jeni edhe më të përkushtuar se më parë kështu që në asnjë moment nuk do ju lindin probleme. Edhe mbështetja e kolegëve do jetë e adhurueshme. Në planin financiar duhet të bëni disa zgjidhje të zgjuara në mënyrë që situata të përmirësohet. Ju jeni të zotët kështu që mund t’ia dilni.

Bricjapi

Ju do e kaloni ditën e sotme në një mënyrë të jashtëzakonshme. Do ndiheni të lumtur dhe krenarë për gjithçka keni mundur të arrini. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të dashuruar se kurrë dhe do i shprehin pafund ndjenjat tuaja. Nëse jeni beqarë do i koleksiononi aventurat dhe do ndiheni mjaft mirë. Gjithsesi do duhet ende kohë që statusi t’iu ndryshojë. Në punë keni për të shkëlqyer dhe të gjithë do ju mbajnë në gojë për mirë. Do keni ide fantastike edhe për projektet e kolegëve kështu që do i ndihmoni. Financat do kërkojnë më shumë maturi se kurrë më parë. Po bëtë gabime sot do keni probleme për një kohë të gjate. Mendohuni para se të veproni.

Ujori

Falë mbështetjes së madhe të Hënës dhe Venusit sot do jeni edhe me të kujdesshëm dhe do i arrini të gjitha qëllimet që i kishit vënë vetes. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të bukura. Do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni dhe do merrni vendimin për ta kaluar gjithë jetën me të. Ju beqarët do jeni të pafat dhe do vazhdoni të mbeteni me të njëjtin status edhe për disa kohë. Në punë do keni diskutime goxha të gjata me kolegët dhe pasi të keni një vizion më të qartë për gjithçka, do mund të hidhni edhe hapat e duhura. Kushtet kanë për të qenë më të mira. Në planin financiar nuk do keni probleme serioze, megjithatë duhet thënë se gjendja do lërë për të dëshiruar.

Peshqit

Në disa momente mund t’iu dalin edhe probleme gjatë kësaj dite, por nuk duhet kurrsesi ta lëshoni veten. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e zakonshme. Do ja kaloni mirë pranë partnerit, por nuk do përjetoni emocione të veçanta. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni për të krijuar një lidhje sepse disa persona do kërkojnë vetëm t’iu gënjejnë e t’iu mashtrojnë. Jeta profesionale nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh. Vonesat që keni pasur nuk do ju çojnë aq shpejt në objektivat që keni parashikuar. Bëni durim, por mos i ndalni asnjë çast përpjekjet. Mërkuri do ju ndihmojë në planin financiar dhe do ua bëjë më të qarta mendimet. Gjendja do të stabilizohet shpejt. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeziu: Grenelli ka qenë aktiv se e ka ditur se do të vijë në pushtet

Story i radhës

​Trump ka fituar, por ai nuk do të jetë në Shtëpinë e Bardhë për 74 ditë

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë