Dashi
Në përgjithësi gjërat do ecin mirë për ju sot dhe harmonia do mbizotërojë. Ju që jeni në një lidhje duhet të tregoheni shumë më të logjikshëm dhe më pak kërkues me atë që keni në krah. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia në çift do ecë si duhet. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi të stepeni nga ftesat që do merrni, por nga ana tjetër duhet të mendoheni pak më tepër para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Në punë jo çdo gjë do ecë sipas planeve të bëra. Në disa raste marrëdhënia me kolegët do jetë e ndërlikuar dhe mund të keni zënka. Gjendja financiare do jetë shumë më e mirë nga sa mund ta kishit ëndërruar.
Demi
Gjatë kësaj dite do jeni paksa kokëfortë dhe nuk do pranoni të bëni lëshime. Për ju të dashuruarit mjedisi yjor do ketë ndikim shumë të madh. Zënkat do jenë të forta dhe për asgjë nuk do merreni vesh me partnerin. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk do arrini dot ta bëni për vete personin që kane ëndërruar. Për ju nuk ka ardhur ende koha e duhur. Në punë do jeni gjithë kohës nën presion dhe do mërziteni. Jo çdo gjë ka për t’iu ecur si ju donit dhe kjo do ju bëjë më pesimistë se kurrë. Sektori i financave do vazhdojë të mbetet delikat dhe i trazuar prandaj duhet të bëni shumë kujdes me çdo shpenzim.
Binjakët
Nuk do keni imagjinatë të zhvilluar gjatë kësaj dite, megjithatë personat e afërt do iu mbështesin dhe do iu ndriçojnë disi mendimet. Për ju të dashuruarit Merkuri do jetë planeti më i favorshëm nga të gjithë. Do i kuptoni lehtësisht nevojat e tjetrit dhe do mbani me të një marrëdhënie të shkëlqyer. Nëse jeni beqarë do tregoheni më të gatshëm se më parë për të realizuar takime edhe pse nuk është e sigurt nëse do ndryshoni statusin. Në punë bëni fillimisht gjërat që nuk presin dhe merrini më me qetësi të tjerat. Do iu jepet më tepër liri veprimi sot. Me llogarinë bankare duhet të bëni kujdes. Ulini sa më shumë shpenzimet qe mos keni vështirësi.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do e lëshoni veten tërësisht dhe nuk do mendoni për të ardhmen e largët. Do bëni mirë sepse do e shijoni më tepër çdo moment. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me shumë gëzim. Do dashuroheni pa dorashka me atë që keni në krah dhe do i shprehni ndjenjat ashtu si do i keni në zemër. Ju beqarët do preferoni të keni më tepër besim tek dikush para se të hidhni hapa kështu që sot vetëm sa do vështroni dhe do flirtoni pa hedhur asnjë lloj hapi. Në punë bëni të pamundurën për të shmangur përballjet me kolegë që nuk iu kanë kuptuar asnjëherë. Në planin financiar të gjitha gabimet që keni bërë së fundmi do sjellin pasoja të rënda për të ardhmen.
Luani
Do bëni gabime të mëdha gjatë kësaj dite dhe gjërat nuk kanë për t’iu ecur aspak mirë. Ju të dashuruarit do debatoni ashpër me partnerin tuaj dhe nuk do pranoni për asnjë arsye të toleroni. Nëse vazhdoni me kokëfortësi edhe për shumë kohë do keni probleme akoma më serioze. Ju beqarët do filloni papritur një lidhje që do ua ndryshoje përgjithmonë jetën. Në punë do kërkoni me ngulm të ndryshon post, por nuk do ia dilni dot. Më mirë bëni durim sepse gjërat nuk bëhen asnjëherë me inat. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse keni për të pasur probleme më serioze.
Virgjëresha
Në përgjithësi dita e sotme parashikohet të jetë shumë e mirë për të gjithë ju. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale do jetë edhe më e konsoliduar. Do jeni më tolerantë dhe të kuptueshëm kështu që nuk do mbani më mëri as për problemet e shkuara. Ju beqarët do ndesheni me shumë probleme e vështirësi në punë çka do iu pengojë të kërkoni personin e ëndrrave. Në punë e keni ndërtuar si duhet rrugën që duhet të ndiqni dhe tashmë gjërat kanë për të qenë goxha më të lehta. Jini vetëm pak më vigjilentë ndaj detajeve të vogla. Me financat do dini si të silleni gjithë kohës dhe nuk do keni aspak vështirësi.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do i keni idetë shumë më të qarta dhe do i besoni edhe intuitës. Ju të dashuruarit do jeni mjaft pozitivë dhe nuk do mbani mëri aspak për kritikat që do ju bëjë partnerin. Në fakt ju do mundoheni të bëni më të mirën për lidhjen që keni krijuar dhe me pak durim keni për t’ia dalë. Ju beqarët më mirë të mos nxitohen për asgjë sepse në të kundërt do bëni gabime të pafalshme. Në punë do keni gjithë energjinë e mundshme për të arritur atë që i keni venë vetes pikësynim. Shefat do krenohen me ju. Buxheti nuk ka për të qenë aspak i qëndrueshëm. Mundet edhe që problemet do jenë goxha serioze.
Akrepi
Ju mungon përqendrimi dhe ndiheni shpesh nervozë? Qëndroni në qetësi dhe reflektoni për gjithçka keni kaluar. Ju të dashuruarit duhet të bëni të pamundurën për ta përmirësuar dialogun dhe bashkëpunimin në çift. Po vazhduat me mosmarrëveshje situata do ju përkeqësohet edhe më shumë. Ju beqarët do ëndërroni pafund, por dëshirat nuk do mund t’iu bëhen realitet. Në punë nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni dhe në disa momente mund të dorëzoheni. Për fat miqtë nuk do iu lënë në baltë. Në planin financiar vështirësitë do jenë shumë të mëdha prandaj do ju nevojitet patjetër ndihma e të afërmve.
Shigjetari
Ndryshe nga sa e mendonit gjërat sot do iu ecin shumë mirë. Nëse keni një lidhje, Venusi do e stabilizojë tej mase jetën tuaj sentimentale dhe qetësia do mbizotërojë kurdoherë. Në mbrëmje mund të kaloni edhe momente romantike ose mund të merrni disa dhurata interesante. Ju beqarët do e takoni papritur personin, i cili mund t’iu ofrojë një jetë si nëpër ëndrra. Në punë respektojini me kujdes rregullat dhe mos bëni asgjë kundër asaj që iu kërkojnë shefat. Në fund të fundit punoni për ta dhe duhet të bëni atë që iu thonë. Financat duhet t’i mbani më shumë nën kontroll sepse po filluan problemet gjendja do përkeqësohet ditë pas dite.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të mirë dhe do ndiheni të lirshëm për të bërë çdo gjë që dëshironi. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me çaste të lumtura. Do i harroni të gjitha problemet e së shkuarës dhe do mendoni me optimizëm vetëm për të ardhmen. Edhe ju beqarët do realizoni disa takime shumë të bukura që do ua shtojnë dëshirën për të jetuar e për t’u dashuruar. Në punë do pranoni disa detyra të reja që do iu jepen. Fillimisht gjërat do iu duken të vështira, por keni për ta parë sa fitime do keni më vonë. Me shpenzimet mos u tregoni të paarsyeshëm sepse situata mund të përkeqësohet më shpejt nga sa mund ta mendoni.
Ujori
Më në fund trazirat do mbarojnë për ju dhe do ndiheni më të qetë se kurrë më parë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e qëndrueshme. Sytë do ju shkëlqejnë në çdo moment dhe zemra do ju rrahë fort. Ju beqarët më mirë të bëni edhe pak durim sepse vetëm ashtu do e gjejnë personin më të përshtatshëm. Në punë mos u alarmoni për pengesat e vogla që mund t’iu dalin. Nga ana tjetër nëse iu bëhen kritika mos u mërzitni, por rregullojini gabimet që të arrini sa më lart. Lërini me gojë hapur edhe ata që iu kanë inat. Në planin financiar do jeni të detyruar të hiqni dorë nga disa shpenzime të tepruara sepse në të kundërt situata mund të përkeqësohet.
Peshqit
Mërkuri do iu bëjë paksa nervozë gjatë kësaj dite dhe shpesh nuk do dini as çfarë do bëni. Ju që jeni në një lidhje do i bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për ta forcuar marrëdhënien në çift e pse jo për të zgjeruar edhe familjen. Ju beqarët do keni një ditë sharmante dhe shumë emocionuese. Ju jo vetëm që do e gjeni personin e duhur, por mund të filloni edhe një lidhje spektakolare. Në punë do jeni më të organizuar nga më parë dhe do filloni të vini në vijë disa projekte të nisura prej kohësh. Pak e nga pak situata mundet të përmirësohet edhe për ju. Në planin financiar më mirë merrni masa tani sesa të vuani pasojat më vonë.