Horoskopi ditor, e mërkurë 2 mars 2022

min lexim

Dashi

Është çasti i duhur për të ndjekur dhe për të realizuar një ëndërr që lidhet me partnerin/en tuaj. Nëse keni kaluar kohë duke vëzhguar, tani vendosni. Beqarët nuk do kenë asnjë lloj ndryshimi në jetën sentimentale. Në planin financiar do jetë një ditë me fat.

Demi

Dita e sotme është e favorshme për t’i dhënë jetë ndonjë fantazie të çmendur që keni kohë që e mendoni bashkë me partnerin/en. Mos hiqni dorë. Beqarët do afrohen mjaft me një person të panjohur. Të ardhurat do përmirësohen ndjeshëm.

Binjakët

Para jush që jeni në një lidhje sot do të shpaloset një problem i madh, me të cilin nuk do të mund të përballeni drejtpërdrejt. Gjeni një rrugë të tërthortë për ta zgjidhur. Beqarët do realizojnë një takim që do ju ndryshojë jetën. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem.

Gaforrja

Duhet të jeni sa më elastikë që të mundeni sot me partnerin/en. Mos humbni kohë me çështje që nuk janë në favorin tuaj. Beqarët do jenë të përqendruar tek puna dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Për financat do jetë ditë pozitive dhe pa probleme.

Luani

Bota do t’ju duket e bukur dhe plot ngjyra sot ju të dashuruarve. Përfitoni nga rasti për të shprehur anën tuaj krijuese dhe për të rritur vetëvlerësimin te partneri/ja. Beqarët do kenë takime të paparashikuara të cilat mund t’i bëjnë t’iu rrahë zemra fort. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë gjithë kohës.

Virgjëresha

Mos u mundoni të vini në rrezik gjëra që kanë vlerë për ju. Sot nuk do të favorizoheni nëse luani me fatin. Përpiquni t’u kushtoni rëndësi partnerit/es. Beqarët do jenë realistë dhe nuk do kërkojnë asgjë me ngulm. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Peshorja

Thoni atë që mendoni edhe nëse bëhet fjalë për njeriun tuaj të zemrës. Është koha të tregoheni të sinqertë me veten dhe njerëzit që keni përreth. Beqarët ka rrezik te bëjnë gabime ndërkohë qe do jene ne kërkim te shpirtit te tyre binjak. Buxheti do ketë përmirësime.

Akrepi

Mos jini të frikësuar prej asgjëje sot. Dita do të jetë me ju të dashuruarit. Ruani optimizmin dhe gjithçka do të shkojë sipas planit. Beqarët do kenë mundësi për aventura të jashtëzakonshme. Financat do përballen me disa probleme, kujdes me shpenzimet.

Shigjetari

Keni një lodhje të përgjithshme këto kohë. Kjo sepse nuk ndiheni aq mirë sa do të donit. Përpiquni të gjeni kohë për disa ditë pushimi me partnerin/en. Beqarët duhet të joshin personat që do kenë rrotull, pasi do jenë vërtet interesantë. Në planin financiar problemet do jenë të pakta.

Bricjapi

Është shumë e rëndësishme që të ruani përqendrimin sot gjatë një debati me partnerin/en. Nëse nuk arrini t’i kontrolloni ndjenjat tuaja, kjo do t’ju kushtojë shtrenjtë. Beqarët do kenë vetëm flirte kalimtare. Me buxhetin tregohuni të kujdesshëm në shpenzime.

Ujori

Mos kini frikë të tregoni se kush jeni në të vërtetë. Megjithatë tregohuni të kujdesshëm, partneri mund ta marri krenarinë tuaj për mendjemadhësi. Beqarët do kenë një ditë mjaft intensive dhe të mbushur me takime të jashtëzakonshme. Edhe në planin financiar gjërat do ju shkojnë mirë.

Peshqit

Natyra juaj e butë do të bjerë në kundërshtim me këtë ditë të ngjeshur me ndodhi dhe incidente në marrëdhënien tuaj në çift. Ruani qetësinë në çdo situatë. Beqarët nuk do kenë shumë kohë të mendojnë për jetën sentimentale. Financat do jenë më të mira se më parë .

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Edhe SHBA mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

Story i radhës

LIVE: Raketa ruse godet një klinikë private të maternitetit në Kiev

Të fundit nga