Dashi
Edhe pse do jeni shumë të ngarkuar gjatë kësaj dite, sërish do gjeni kohë për veten dhe për njerëzit më të dashur. Do dini ta ekuilibroni ditën në mënyrë mjaft të zgjuar. Ju që keni një lidhje do kaloni çaste të këndshme me partnerin që në orët e para të mëngjesit dhe nuk do doni të shkëputeni prej tij për asnjë moment. Harmonia do jetë e dukshme. Ju beqarët do jeni paksa të pavëmendshëm dhe nuk do përfitoni nga mundësitë që do ju jepen, megjithatë mungesa e një partneri nuk do ju rëndojë shumë. Në punë merrini gjërat shtruar dhe shijoni çdo hap që hidhni. Do dini si të ecni përpara dhe do evoluoni në qetësi të plotë. Në planin financiar do ndërmerrni masa konkrete dhe do e stabilizoni situatën më shpejt nga sa e kishit menduar.
Shëndeti: Gjendje e mirë, por mos neglizhoni pushimin mendor.
Këshilla e Ditës: Balanca është çelësi i suksesit tuaj sot.
Demi
Kushtet do jenë shumë të favorshme sot për të bërë çdo gjë që dëshironi. Do jeni të disponueshëm dhe pozitivë. Venusi do ju mbështesë fuqishëm ju që jeni në një lidhje, duke e bërë marrëdhënien më të ngrohtë dhe më të sinqertë. Do flisni hapur për çdo temë dhe do ndiheni më të afërt me partnerin. Ju beqarët do përjetoni surpriza të njëpasnjëshme dhe shumë shpejt mund ta ndryshoni statusin tuaj. Në punë do tregoheni të zotë dhe do arrini ta mbani çdo situatë nën kontroll. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, mundësitë do jenë të shumta. Financat kërkojnë kujdes dhe maturi që të shmangni telashe të panevojshme.
Shëndeti: Energji e mirë dhe humor pozitiv.
Këshilla e Ditës: Mos u nxitoni në shpenzime, edhe kur gjithçka shkon mirë.
Binjakët
Gjatë kësaj dite gjërat do ecin shumë më pozitivisht. Do dini të tregoheni të kujdesshëm dhe nuk do bëni gabime. Ju të dashuruarit do jeni me fat dhe shumë nga dëshirat tuaja do realizohen. Do ndiheni të përmbushur pranë partnerit. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni të paduruar sepse mund të bëni gabime për të cilat do pendoheni shpejt. Në punë, Marsi do ju bëjë më logjikë dhe më pragmatikë. Do i kuptoni gjërat shpejt dhe do jeni të pandalshëm. Ambicia nuk do ju mungojë për asnjë moment. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk priten vështirësi.
Shëndeti: Gjendje e mirë fizike dhe mendore.
Këshilla e Ditës: Durimi sot vlen më shumë se çdo veprim i nxituar.
Gaforrja
Sot do i shihni gjërat shumë qartë dhe do dini gjithmonë si të veproni. Besimi në vetvete nuk do ju mungojë. Ju që jeni në një lidhje do ndiheni shumë mirë pranë partnerit dhe marrëdhënia do mbetet e bukur dhe e qetë. Do shkëmbeni ide dhe mendime në mënyrë konstruktive. Ju beqarët, pavarësisht përpjekjeve, nuk do arrini ta ndryshoni statusin. Në punë, Jupiteri dhe Marsi do ju bëjnë më efikasë dhe më të organizuar. Do vini në përdorim aftësitë tuaja dhe do arrini shumë. Financat, për fat të keq, do jenë të dobëta për shkak të shpenzimeve të pamenduara. Merrni masa sa më shpejt për të shmangur probleme serioze.
Shëndeti: Kujdes nga lodhja dhe stresi.
Këshilla e Ditës: Mos e neglizhoni menaxhimin financiar, është prioritet.
Luani
Sot do jeni shumë sharmantë dhe të gjithë do duan t’ju kenë pranë. Do përçoni ngrohtësi dhe energji pozitive. Për ju që jeni në një lidhje dita do jetë e zakonshme dhe pa ndonjë ngjarje të veçantë. Merrini gjërat ashtu siç vijnë dhe mos u stresoni. Ju beqarët do ndiheni gati për aventura dhe do pranoni ftesa pa u menduar gjatë. Emocionet nuk do mungojnë. Në punë do krijoni kontakte me persona interesantë dhe fati do ju buzëqeshë, duke ju rikthyer besimin tek vetja. Financat do jenë delikate dhe kërkojnë zgjuarsi në menaxhim.
Shëndeti: Energji e lartë, por shmangni teprimet.
Këshilla e Ditës: Dinakëria e matur ju shpëton nga vështirësitë.
Virgjëresha
Çfarëdo që të ndodhë sot, mos u nxitoni për të marrë vendime. Dëgjojini edhe mendimet e të tjerëve përpara se të shprehni tuajat. Ju që jeni në një lidhje do jeni në formë shumë të mirë dhe do i surprizoni njëri-tjetrin vazhdimisht. Çdo moment do jetë i veçantë dhe plot ndjesi. Ju beqarët duhet të ndiqni zërin e zemrës, përndryshe do humbisni mundësi të bukura. Në punë do tregoheni shumë të përqendruar dhe të kujdesshëm. Nuk do lejoni askënd t’ju shpërqendrojë. Financat do jenë të mira dhe do keni mundësi të kryeni investime të rëndësishme.
Shëndeti: Gjendje shumë e mirë, por mos e teproni me lodhjen.
Këshilla e Ditës: Qetësia dhe përqendrimi janë armët tuaja më të forta.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do mundoheni të jepni imazhin më të mirë nga vetja në çdo plan dhe shumë persona do arrijnë t’ju zbulojnë pikërisht sot. Marrëdhënia në çift do jetë shumë më e mirë sesa disa kohë më parë. Do i sqaroni hatërmbetjet një e nga një dhe do ndiheni dukshëm më të qetë e më të sigurt. Ju beqarët do realizoni takime të rëndësishme që mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Mbajini sytë hapur dhe mos u nxitoni për vendime të menjëhershme. Në punë, Saturni dhe Plutoni do ju bëjnë shumë më të përqendruar. Do shkoni deri në fund të çdo çështjeje sepse gjërat do i keni më të qarta se kurrë. Të ardhurat do fillojnë të përmirësohen falë strategjisë së zgjuar që do ndiqni.
Shëndeti: Gjendje e qëndrueshme, por shmangni stresin emocional.
Këshilla e Ditës: Qartësia dhe durimi ju çojnë drejt suksesit.
Akrepi
Sot do dini shumë mirë si të silleni përballë vështirësive të vogla që do ju dalin. Hëna dhe Neptuni do ju bëjnë më të qartë dhe më intuitivë. Nëse jeni në një lidhje, jeta sentimentale do mbrohet nga yjet dhe do kaloni çaste të këndshme me partnerin. Harmonia do rikthehet natyrshëm. Ju beqarët do vraponi pas një personi pa e njohur mirë dhe kjo mund të sjellë pasoja më vonë, ndaj tregohuni të matur. Në punë dita do jetë intensive dhe e ngarkuar, por falë bashkëpunimit me kolegët gjithçka do kalojë më lehtë. Mund të ndërmerrni edhe iniciativa të reja. Financat do jenë shumë të mira dhe do mund të shpenzoni pak më tepër pa u shqetësuar.
Shëndeti: Energji e mirë, por mos e teproni me lodhjen.
Këshilla e Ditës: Mos u nxitoni në ndjenjat e para.
Shigjetari
Natyra juaj e fshehtë do ju bëjë t’i mbani gjërat për vete dhe do arrini ta bëni këtë aq mirë sa do shuani çdo dyshim të të tjerëve. Për ju që jeni në një lidhje rutina do mbizotërojë gjatë gjithë ditës dhe herë pas here do ndiheni melankolikë. Mundohuni të mos e lini veten të bjerë në trishtim. Ju beqarët do ndikoheni negativisht nga Merkuri dhe personat që ju pëlqejnë mund të afrohen me dikë tjetër. Në punë do ndiheni mirë edhe pse të ngarkuar, sepse do mendoni se kjo ju forcon profesionalisht. Do bashkëpunoni edhe me persona të panjohur, por pa frikë. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk priten tronditje.
Shëndeti: Kujdes nga lodhja mendore dhe pagjumësia.
Këshilla e Ditës: Mos i mbani emocionet vetëm për vete.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite nuk do jeni shumë të aftë në komunikim dhe herë pas here mund të futeni në debate me të tjerët. Mundohuni të tregoheni të përmbajtur. Nëse jeni në një lidhje, lërini sentimentalizmat mënjanë dhe përqendrohuni në gjetjen e zgjidhjeve konkrete për problemet. Me pak përpjekje do ja dilni. Ju beqarët duhet të tregoheni më të hapur dhe të shprehni ndjenjat pa frikë. Në punë do keni arritje të mëdha dhe do ndiheni krenarë për veten. Nëse i përballoni vështirësitë e sotme, e nesërmja do jetë shumë më e lehtë. Financat do jenë të qëndrueshme dhe do mund të kryeni edhe disa investime.
Shëndeti: Stresi nervor mund të rritet, kërkohet qetësi.
Këshilla e Ditës: Fjalët e matura shmangin konfliktet.
Ujori
Një ditë plot shkëlqim ju pret sot. Do bëni paqe me veten dhe do rifitoni besimin e humbur prej kohësh. Ju që jeni në një lidhje do i rregulloni problemet që në mëngjes dhe do kaloni çaste intime e shumë të bukura me partnerin. Dita pritet të jetë fantastike. Ju beqarët, për fat të keq, do tregoheni të pavëmendshëm dhe mund të humbisni disa mundësi të mira. Në punë fati do jetë me ju dhe do arrini rezultate të jashtëzakonshme. Shefat do vënë re aftësitë tuaja. Financat do jenë në gjendje të shkëlqyer dhe disa shpërblime do ju realizojnë ëndrrat.
Shëndeti: Gjendje shumë e mirë fizike dhe emocionale.
Këshilla e Ditës: Mos e shpërdoroni fatin me pakujdesi.
Peshqit
Sot do ndiqni strategji të qarta dhe strikte për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Ju që jeni në një lidhje do jeni më të gatshëm se kurrë të bëni sakrifica për stabilitetin dhe ngrohtësinë në çift. Përpjekjet tuaja do shpërblehen. Ju beqarët do realizoni disa takime interesante, por nuk do ndiheni ende gati për të ndryshuar status. Mos u nxitoni. Në punë do notoni në ujërat e suksesit dhe pozicioni juaj do mbetet i fortë. Edhe në punë në grup do dini të ecni përpara. Financat do jenë të favorshme dhe do arrini të kryeni disa transaksione të rëndësishme.
Shëndeti: Gjendje e mirë, por ruani energjinë.
Këshilla e Ditës: Koha e duhur vjen për gjithçka.
Burimi: botasot.info


