moti sot kryesisht i vranet dhe i ftohte 6965e274b4bad

Moti sot kryesisht i vranët dhe i ftohtë

January 13, 2026
1 minut lexim

Mot kryesisht i vranët do të mbajë në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat minimale do të zbresin nga -12 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga -2 deri në 2 gradë Celsius.

Në qytete, temperaturat minimale do të jenë rreth -10°C në Mitrovicë, Prishtinë, Pejë dhe Malishevë, -11°C në Podujevë, Ferizaj, Gjilan dhe Kamenicë, -8°C në Istog, -9°C në Junik, -7°C në Gjakovë dhe Prizren, ndërsa më ftohtë pritet në Dragash me -12°C.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 1°C në shumicën e zonave, 2°C në Gjakovë, Prizren dhe Malishevë, ndërsa në Dragash do të mbeten nën zero, rreth -2°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi të lehtë deri mesatare prej 1 deri në 5 metra në sekondë, duke krijuar ndjesi më të theksuar të të ftohtit, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

albes i rrjedhin lotet derisa limi flet per raportin mes tyre e kemi mbyllur historine 69658f312928b
Lajmi i mëparshëm

Albës i rrjedhin lotët derisa Limi flet për raportin mes tyre: E kemi mbyllur historinë

horoskopi ditor e marte 13 janar 2026 6965e3920ceb4
Lajmi i radhës

Horoskopi ditor, e martë 13 Janar 2026

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë