Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të shtunën nuk do të keni shumë fat në takime që lidhen me dashurinë, por mund të ketë një rikthim nga e kaluara. Në punë duhet të bëni të qartë pozicionin tuaj, veçanërisht nëse jeni në kontakt me publikun.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Kujdes nga historitë e dashurisë të lindura në këtë periudhë. Janë tërheqëse por ka diçka që nuk shkon. Në punë, marrëdhëniet që keni krijuar gjatë muajve të fundit janë të dobishme për imazhin tuaj.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Situata është mjaft e vështirë për ata që jetojnë në një marrëdhënie të komplikuar, por zgjidhja nuk është larg. Duhet të vlerësoni me kujdes ofertat e reja të punës.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Historia e dashurisë të shtunën do të varet nga lloji i marrëdhënies që keni. Nëse lidhja juaj është e fortë, është një ditë e mirë për ta jetuar dashurinë në maksimum, nëse po kaloni një moment krize nuk duhet ta pyesni partnerin për diçka që nuk është në gjendje t’jua ofrojë. Ka ndryshime që vijnë nga ana e biznesit dhe ju e kuptoni që janë në të mirën tuaj.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Ju do të jetoni një ndër ditët më të lumtura në dashuri edhe nëse gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet. Në punë, duhet të bëni çdo gjë me vendosmëri.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Është e nevojshme të lini dyshimet që të gjeni dashurinë e vërtetë. Është pak kohë e vështirë, por mos e mundoni veten. Nëse keni një biznes, do t’ju duhet të rishikoni disa marrëveshje.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të shtunën do të dëshironi të thoni me çdo kusht atë që ndjeni. Në punë do të merrni vlerësime pasi keni kreativitet.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Mundohuni të jeni të qetë, shmangni keqkuptimet dhe luhatjet e humorit. Nëse duhet të lidhni një marrëveshje biznesi, me siguri do t’ju duhet të rishikoni gjithçka nga e para.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Nëse jeni beqarë, bëhuni gati për një takim, por kini kujdes. Mendohuni mirë para se të hidhni një hap. Ndërkohë bëhuni gati sepse në punë do të përballeni me një ndryshim.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Nëse nga njëra anë ndiheni pak të mërzitur në dashuri, nga ana tjetër mund të përjetoni emocione ndryshe. Nëse duhet të bëni një bisedë për punë, shtyjeni për një moment tjetër.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
E shtuna është ditë e shkëlqyer për dashurinë! Ju dëshironi të jeni të suksesshëm për një hap të ri që doni të kryeni dhe do ta arrini, por kini kujdes. Ndërsa në punë jeni të lodhur, ju duket sikur punoni shumë dhe nuk arrini asgjë.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Do të ndjeni pak tronditje në dashuri për shkak të një takimi, por do të jetë i shëndetshëm. Qëndroni të qetë në punë dhe mos i merrni kritikat për keq.