Horoskopi 7 Mars, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

min lexim

Dashi

Sot do reflektoni me kujdes për çdo hap që do hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Në tërësi dita do jete shumë e qetë . Nëse jeni në një lidhje, tensioni dhe debatet do qetësohen ndjeshëm. Do jeni shumë më të logjikshëm sot dhe do pranoni edhe vetë se keni gabuar. Nëse jeni beqarë do jeni në gjendja ta joshni atë që doni dhe do filloni lidhjen tuaj të ëndrrave. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e mirë për ju. Në punë do provoni veten në fusha të reja dhe do arrini atë që doni. Për financat perspektivat duken të mira megjithatë mirë është të merrni masa për të mos shpenzuar pa mbarim.

Demi

Dite mjaft interesante do jetë kjo e sotmja dhe do mund t’i zgjidhni edhe disa probleme te mbetura pezull prej kohesh. Në dashuri do jeni shumë më të arsyeshëm ju çiftet. Kjo do shmangë keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qenë edhe më të mira. Nëse jeni beqarët do dini si të veproni dhe çfarë të bëjnë që të filloni një lidhje. Në punë vërtet do debatoni me disa kolegë që do ju pengojnë, por nga ana tjetër në momente te caktuara do i dëgjoni këshillat e gjithkujt. Nëse doni të përmirësoni buxhetin mos merrni para hua sepse kjo do jetë gjëja më e gabuar që mund të bëni.

Binjakët

Ditë negative do jetë kjo e sotmja. Keqkuptimet do jenë të shumta në çdo fushë. Për ju do që jeni në një lidhje do ketë trazira të shumta. Me partnerin do keni debate të vazhdueshme dhe asnjëri nuk do tolerojë. Situata në disa momente do jetë vërtet alarmante. Ju beqarët me shumë gjasë do mbylleni në vetvete dhe nuk do pranoni të dilni me askënd që do iu ftojë. Në planin profesional duhet të tregoheni sa më diplomatë që të mundeni sepse vetëm ashtu do arrini te ruani qëndrueshmërinë dhe nuk do humbisni pozicionin që keni. Sektori i financave do vazhdojë të mbetet i mbrojtur edhe sot. Do dini si t’i bëni llogaritë dhe nuk do gjendeni në vështirësi.

Gaforrja

Mërkuri do ju bëjë më të dashur sot dhe do i shprehni më tepër pëlqimet. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni jashtëzakonisht mirë. Partneri do ju plotësojë çdo dëshirë që do i shprehni. Nëse jeni beqarë mund të takoni personin e duhur me të cilin do kaloni gjithë jetën. Në punë situata do jetë goxha e qëndrueshme. Do dini si të veproni në çdo moment dhe gjithçka do ju ec sipas planeve që keni bërë. Nëse jeni të papunë do ju ofrohet një mundësi goxha e mirë. Financat do i keni kujdes. Jo vetëm që nuk do shpenzoni, por do filloni te hiqni edhe disa para mënjanë.

Luani

Dita e sotme do jetë më pozitive dhe ju do jeni shumë më realiste e te logjikshëm për çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, prezenca e Venusit në qiellin e dashurisë do e bëjë jetën tuaj në çift edhe më harmonike, më të qetë dhe më të sigurt sot. Edhe për ju beqarët planetët premtojnë takime shumë të veçanta që mund ta ndryshojnë përgjithmonë rrjedhën e jetës. Mundohuni t’i bëni sytë katër kudo që të shkoni. Në punë do iu gjeni zgjidhje të gjitha problemeve dhe do arrini atje ku e keni programuar. Për sa iu përket financave do keni gjithë interesin për të frenuar shpenzimet dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar.

Virgjëresha

Gjërat që nuk do ju pëlqejnë gjatë kësaj dite do keni tendencë t’i shtyni ose t’i lini pas dore. Ky në fakt do jetë një gabim që mund të sjelle edhe konflikte. Nëse keni një lidhje duhet të bëni më shumë përpjekje për të ulur tensionin gjatë kësaj dite. Partner do jetë më i gatshëm të bashkëpunojë, por edhe ju duhet të bëni pjesën tuaj. Ju beqarët mund të keni edhe dashuri me shikim të parë, por me persona që nuk do ju ofrojnë asnjë të ardhmen. Në punë mos kërkoni të jeni perfeksionistë, por mbyllni sa më parë gjërat kryesore që iu janë kërkuar sepse mund të merrni kritika. Financat duhet pasur jashtëzakonisht kujdes sepse përndryshe do keni probleme serioze.

Peshorja

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë përgjithësisht pozitiv gjatë këtij dite, ju sërish do ndiheni keq në disa momente. Nëse keni një lidhje gjërat do fillojnë të normalizohen sot dhe here pas here mund të bëni gjëra të veçanta me atë që keni në krah. E rëndësishme është që zemra do ndihet përgjithësisht mirë. Nëse jeni beqarë do bini kokë e këmbë në dashuri me dikë dhe do bëni të pamundurën që ta afroni sa më parë pas vetes. Në punë nuk do ju mungojë asnjë çast ambicia dhe këmbëngulja, vetëm se do i besoni verbërisht disa kolegeve që nuk ua duan të mirën. Në planin financiar përmirësimet do jenë edhe më të mëdha nga sa ju e imagjinonit.

Akrepi

Sot nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here do mbylleni në vetvete. Rreziku për mosmarrëveshje në çift do jetë edhe më i madh gjatë kësaj dite. Nuk do bëni as hapin më të vogël për t’u marrë vesh me atë që keni në krah dhe ky do jetë një gabim i madh. Beqarët duke u marrë me gjëra të parëndësishme ka rrezik të humbasin mundësitë e jetës. Në punë do jeni super të ngarkuar dhe lodhja do jetë goxha e madhe. Në disa momente do gjendeni edhe para vështirësive. Sektori i financave do jetë shumë më pozitiv se më parë kështu që përfitoni për të bërë disa investime të nevojshme.

Shigjetari

Ditë shume entuziaste dhe plot të papritura të këndshme në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, sot do njihni emocionet e vërteta që mund të falë dashuria. Pranë partnerit do ndiheni të përmbushur dhe zemra do ju rrahë fort në çdo moment. Nëse jeni beqarë do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të gjetur dashurinë dhe keni për ta gjetur vërtet atë sot. Në punë do merrni vendime me rëndësi, por do ju duhet të luftoni fort që të arrini majat. Bëni durim dhe keni për ta parë që çdo gjë do ju realizohet. Financat mund të bëhen delikate sepse disa objekte do ju tundojnë aq shumë saqë nuk do e frenoni dot veten për t’i blerë.

Bricjapi

Do i shihni gjërat me një sy tjetër sot dhe do ju gjeni zgjidhje problemeve të së shkuarës. Ju të dashuruarit do keni një ditë të begatë dhe mund të merrni vendime shumë të rëndësishme. Periudha e pritjes dhe hezitimit do marrë fund njëherë e mirë. Ju beqarët do jeni më pak kërkues dhe do gjeni persona për të cilët do bëni çdo gjë. Një periudhë e bukur do fillojë për ju. Në punë do jeni goxha të ngarkuar dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni më parë. Kërkoni ndihmë nga kolegët sepse vetë nuk do ja dilni dot. Në planin financiar veproni me më shumë maturi e kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze.

Ujori

Sot do zgjoheni me energji pozitive dhe me shumë humor kështu qe do bëni që çdo gjë t’iu ecë sa më mirë. Sektori i dashurisë për çiftet do jetë plotësisht i qetë sot. Do merreni vesh aq mirë me partnerin saqë nuk do keni asnjë lloj ankese për të bërë. Ju beqarët do jeni goxha të favorizuar në dashuri dhe do e gjeni më në fund personin tuaj të ëndrrave. Në mbrëmje do ndiheni më gati se kurrë për të filluar lidhje. Në pune do jeni shumë të motivuar, seriozë dhe të guximshëm. Për ju nuk do ketë aspak pengesa të pakalueshme. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni pak ekonomi sepse në të kundërt situata mund të ketë probleme.

Peshqit

Të gjithë planetët do jenë në anën tuaj sot dhe do ua zbukurojnë çdo çast. Do i vini njëherë e mirë kapak të shkuarës së hidhur. Ju të dashuruarit nuk do mërziteni aspak sot sepse planetët do ua bëjnë çdo moment emocionues. Asnjë debat apo mosmarrëveshje nuk ka për të ndodhur. Për ju beqarët do jetë një ditë premtuese, megjithatë mirë është që ata të mos nxitoheni. Çdo gjë ka kohën e vet kur duhet të ndodhë. Në punë do luftoni fort për të arritur majat. Mund të bëni edhe disa sakrifica, por do arrini atje ku doni. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni më asnjë lloj rreziku sepse përndryshe do mbeteni pa para.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tetovë, fëmijët 14-vjeçarë konsumues të marihuanës

Story i radhës

MBP për TS: Vriten dy persona dhe një i plagosur në Shkup(LIVE -VIDEO)

Të fundit nga