Dashi
Plutoni do ju detyrojë të ndryshoni disa zakone gjatë kësaj ditë në thuajse të gjitha fushat. Do bëheni edhe më ambiciozë nga më parë. Nëse jeni në një lidhje duhet sa më parë të hiqni dorë nga kokëfortësia sepse përndryshe keni për të pasur probleme serioze. Vetëm kështu mund të kaloni një mbrëmje të këndshme. Ju beqarët do joshni edhe pa dashur vetë, por nuk do jeni gati të filloni një marrëdhënia. Në punë, personaliteti i fortë do ju ndihmojë të zgjidhni disa probleme të hershme. Me më shumë reflektim dhe reagim të kujdesshëm keni për të arritur majat. Edhe financat do jenë më të mira.
Demi
Sot do keni ë shumë shpresa për të ardhmen dhe do e shihni gjithçka me optimizëm. Nga ana tjetër do jeni mjaft të ndjeshëm dhe të dashur. Nëse keni një lidhje mundohuni të ruani njëfarë pavarësie sepse do ndiheni edhe më mirë. Debatet shmangini sa më shumë që të mundeni, por nga ana tjetër nëse fillojnë mundohuni t’i zgjidhni me qetësi e jo me nxitim. Nëse jeni beqarë ka mundësi që të vendosni të qëndroni të tillë edhe sot. Në punë vetëm duke ndjekur strategji strikte e duke bërë kujdes mund të arrini ta mbani situatën nën kontroll. Edhe financat do kërkojnë maturi, pavarësisht se situata do jetë më e konsoliduar.
Binjakët
Mërkuri do ju bëjë të mos reflektoni gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini t’i kuptoni gabimet qe do bëni. Kokëfortësia shpesh ju ka çuar në rrugë të gabuar. Ju të dashuruarit do kërkoni ta kontrolloni atë që keni në krah dhe nuk do arrini dot të keni një marrëdhënie të qetë. Gabimet do jenë të vazhdueshme. Ju beqarët nga ana tjetër do keni disa komplekse që do ju pengojnë të afroheni me ata që ju pëlqejnë. Në punë gjërat nuk do ju ecin sipas planeve. As me kolegët nuk do arrini dot të merreni vesh dhe të gjithë do ju braktisin. Shpenzimet do i kryeni pa menduar aspak kështu që ato do dobësohen.
Gaforrja
Sot do i kushtoni rëndësi të madhe jetës tuaj sociale dhe aspak profesionale. Nëse keni një lidhje, parashikohet një ditë të këndshme, por pa ndonjë pasion të jashtëzakonshëm. Të paktën nuk do keni debate dhe probleme serioze. Ju beqarët duhet të merrni kurajën dhe t’i shprehni ndjenjat para se dikush tjetër t’ua kalojë. Mos e lini t’iu ikë nga duart personi që pëlqeni. Në punë do keni zhvillime shumë të rëndësishme dhe kjo do jetë një arsye për të pranuar edhe një propozim që iu është bërë më parë. Në planin financiar duhet të mundoheni thjesht të mbani ekuilibrin, jo të keni përmirësime.
Luani
Rigoroziteti, përgjegjshmëria dhe përqendrimi do jenë fjalët kyçe të kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje nuk do mungojnë për asnjë moment e lumtura e madje edhe surprizat. Në jetën intime do privilegjoni më shumë qetësinë sesa intensitetin fizik. Ju beqarëve do ju duhet pak shtysë nga të tjerët për të guxuar e për të shprehur ndjenjat. Në punë do jeni shumë të përgjegjshëm e të guximshëm kështu që do arrini çdo objektiv që do i vini vetes. Buxheti me shumë gjatë do përmirësohet jashtëzakonisht pas përfitimit të një trashëgimie.
Virgjëresha
Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.
Peshorja
Sot do jeni shumë romantikë, joshës dhe do bëni të pamundurën që çdo çast të jetë sa më i veçantë. Nëse keni tashmë një lidhje do bëni gjithçka që të mos e ndërlikoni jetën, por ta bëni atë edhe më të bukur. Pasditja dhe mbrëmja do jene më të këndshme. Ju beqarët do jeni paksa ëndërrimtarë dhe të paqëndrueshëm në mendime, por për fatin e mirë yjet do i keni në krah. Në punë keni për të qenë kreative dhe shumë të vendosur për të arritur ato që doni. Askush nuk d ua pengojë vrullin. Në planin financiar vështirë ta kaloni ditën pa probleme sepse nuk do e përmbani dot veten për të shpenzuar.
Akrepi
Sot nuk duhet t’ia lini gjërat momentin, por duhet të organizoheni dhe të bëni çdo gjë me plan. Nëse jeni në një lidhje do vijë qetësia pas një periudhe stuhie. Në disa momente do ju duket vërtet sikur keni rilindur. Dashurinë njëri-tjetrit do ja shprehni pa dorashka. Nëse jeni beqarë duhet të mendoni se çfarë doni me të vërtetë të bëni e me pas të veproni. Saturni dhe Hëna do bëhen bashkë për t’i ndihmuar në planin financiar dhe do i kaloni të gjitha vështirësitë. Në planin financiar do keni përmirësime të papritura dhe të pamenduara ndonjëherë më parë.
Shigjetari
Sot do i shprehni akoma më shumë ndjenjat dhe do mundoheni t’i bëni ata që keni pranë të ndihen më mirë. Ju të dashuruarit nuk do ndaleni së bëri surpriza për partnerin dhe ai do ju dashuroje me më shumë pasion. Çdo çast pranë tij do jetë si në një ëndërr të bukur. Në mbrëmje mund t’iu ndodhë edhe diçka që as e kishit imagjinuar të ndodhte kaq shpejt. Zemra do rrahë si asnjëherë më parë. Ju beqarët nuk do e keni prioritet ndryshimin e statusit, por çdo gjë do ju ndodhë si me magji. Në punë ndryshime do ketë, por të gjitha do jenë në favorin tuaj. Financat do kalojnë një periudhe goxha të vështirë.
Bricjapi
Sot do jeni shumë praktikë dhe do e kaloni me lehtësi çdo lloj problemi që mund t’ju dalë përpara. Nëse jeni në një lidhje çdo situata do shkojë në favorin tuaj dhe do merrni atë që dëshironi. Do kaloni edhe më shumë momente intime së bashku me partnerin. Nëse jeni ende beqarë do keni frikë të hidhni hapa sepse do ju duket sikur dashuria është një thikë me dy presa. Në punë do keni ide shumë të mira dhe pa u lodhur shumë do arrini atje ku keni dëshiruar. Do ta kaloni me sukses edhe një sfidë në kompani. Financat rrezikohen goxha nga shpenzimet e pamenduara.
Ujori
Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe më të matur. Nëse jeni në një lidhje gjërat do fillojnë të bëhen edhe më serioze e do filloni të mendoni për fejesa, martesa, bashkëjetesa ose fëmijë. Çdo moment do jetë i bukur. Ju beqarët do largoheni nga disa persona që keni pëlqyer dikur dhe do filloni të kërkoni një njeri me vlera dhe të sinqertë. Po bëtë shumë përpjekje mundet edhe të keni rezultatet e para. Në punë do gjeni zgjidhje për të gjitha problemet dhe do ndiheni edhe më krenarë për veten. Shpenzimet do i kryeni me më shumë vrull dhe kjo do ju rrezikojë.
Peshqit
Venusi do ju ndihmojë ta shikoni jetën me optimizëm sot. Do jeni në humor dhe do e keni më të lehtë komunikimin me të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do tregoheni shumë të vëmendshëm dhe të përkujdesur me partnerin. Marrëdhënia juaj do jetë e shkëlqyer dhe do ju mbushë me optimizëm. Ju beqarët do e adhuroni lirinë dhe pavarësinë që keni prandaj nuk do bëni asgjë hap për ta ndryshuar. Në punë sjellja e disa bashkëpunëtorëve do ju acarojë, por duhet të duroni. Vetëm ashtu keni për të arritur atë që doni. Financat do jenë shumë më të mira se më parë.
Burimi: GAZETA.MK