Horoskopi 24 tetor 2022

October 24, 2022
min lexim

Dashi-Njerëzit do të lumturohen nga bujaria jote. Mund të ndihesh disi jo rehat për shkak të përgjegjësive. Në dashuri do të hasësh vështirësi, por duhet ta përballosh situatën si duhet.

Demi-Hëna nuk është në anën tuaj. Ju mund të keni probleme me shendëtin dhe do përballeni me humbje në biznes. Kujdes me financat sot.

Binjakët-Kjo e shtunë do të jetë një ditë mjaft pozitive sa i takon sferës së ndjenjave. Më në fund do të keni mundësi që të përforconi një raport.

Gaforrja-Ju që jeni ne një lidhje do dashuroheni pa dorashka sot dhe në çdo moment do përjetoni kënaqësi të veçanta. Financat nuk do jenë aq të kënaqshme sa për të hequr para mënjanë, prandaj bëni kujdes.

Luani-Sot luanët do përjetojnë emocione të këndshme duke komunikuar me anëtarët e familjes. Të dashurit tuaj do ju bëjnë një surprizë dhe ju do e vlerësoni gjestin e tyre. Do kaloni kohë me gruan dhe fëmijët tuaj. Në mbrëmje, do ju vijë në shtëpi një i afërm. Personat e moshuar do ju komplimentojnë që jeni të aftë të ndërtoni një marrëdhënie të besueshme dhe harmonike në shtëpinë tuaj.

Virgjëresha-Pengesat që ndodhen në rrugën e progresit do të zhduken. Do të ketë një rritje të ardhurash, sidomos për ata që punojnë të pavarur. Kushtojini rëndësi shëndetit.

Peshorja-Do arrini që të kontrolloni veten tuaj dhe momentet e pavendosmërisë. Do keni mbështetjen e kolegëve dhe do arrini që të keni sukses në projektet tuaja.

Akrepi-Ky është momenti i përshtatshëm për të rrezikuar më shumë dhe të përfshiheni në aventura që do të rezultojnë stimuluese dhe mjaft të favorshme për sferën profesionale. Sa i takon ndjenjave dhe dashurisë, një miqësi e bukur mund të kthehet në një raport më të thelluar.

Shigjetari-Ditë jo shumë e mirë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në shumëmomente do ndiheni keq pranë atij që dashuroni dhe do keni zënka te forta. Buxhetin do e mbani nën kontroll gjatë gjithë kohës dhe nuk do ju dalin aspak probleme.

Bricjapi-Bricjapët do i përgjigjen me ndjeshmëri kritikave ndaj tyre sot. Personi i rëndësishëm në jetën tuaj do ju vëzhgojë dhe ju do jeni të ndërgjegjshëm për këtë. Do e merrni sikur i dashuri juaj po ju afrohet për shkak të paraqitjes suaj. Do ofendoheni nga ky fakt dhe do i ktheheni pamjes suaj shtëpiake pavarësisht çmimit. Do kërkoni për dieta dhe do zgjidhni më të përshtatshmen për ju.

Ujori-Ka disa konflikte të vogla të cilat duhet t’i sistemoni, por përgjithësisht ofrohen disa mundësi të mira të cilat do të lejojnë që të sqaroni çdo keqkuptim që ju mundon prej kohësh. Këshillohet të mos jeni shumë kritik.

Peshqit-Zgjidhjet e tua inovative tregojnë gjithnjë përpara dhe kjo të bën të vlerësohesh nga të tjerët. Shkundni çdo grimë negativiteti që vjen drejt jush duke mos bërë asnjë reagim. Mos u trego arrogant, adhurimi i të tjerëve mund të të kthehet kundër.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna e Ferizajt po e shet 18 euro metrin e drunjve, qytetarët e mirëpresin këtë veprim

Story i radhës

Prishtina fillon ndërtimin e qendrës për trajtimin e qenve endacakë

Të fundit nga

ShkoLartë