Horoskopi 2023: si do të jetë dashuria për 12 Shenjat

December 8, 2022
min lexim

Viti 2023 po afron dhe, si çdo vit, fillojmë të pyesim veten se cilat do të jenë ngjarjet më të spikatura, të cilat do të na kushtëzojnë në fusha të ndryshme të jetës. Yjet zbulojnë disa parashikime se si do të jetojmë sferën e dashurisë dhe erosit. Horoskopi nuk dëshiron të jetë një vendim përfundimtar, por një frymëzim për të arritur gjithçka që duam vërtet.

DASHI – Jupiteri do t’ju shoqërojë deri në muajin maj dhe do të vazhdojë t’ju ofrojë mundësi fati në çdo fushë të jetës, përfshirë dashurinë. Tranziti astrologjik që do të bëjë diferencën këtë vit, do të jetë ndalesa e gjatë e Venusit në shenjën e Luanit gjatë gjithë muajve të verës. Çiftet paraekzistuese do të rizbulojnë një mirëkuptim magjik, madje edhe në një nivel erotik. Për beqarët do ketë surpriza shumë romantike.

DEMI – Bëhuni gati të lehtësoheni, por jo të humbni peshë. Do të dukeni bukur edhe me disa kilogramë më tepër, dhuratë nga Jupiteri që do të hyjë në shenjën tuaj në muajin maj. Saturni do t’ju çlirojë nga aspekti i tij armiqësor në mars dhe do të keni më shumë kohë të lirë për t’u çlodhur, për t’u argëtuar ose për të takuar njerëz të rinj. Nëse keni ndërmend të bëni projekte kërkuese me partnerin, bëni kujdes që të shmangni muajt e verës.

BINJAKËT – Hyrja e Saturnit te Peshqit në muajin Mars do t’ju përmbysë ditët dhe do ju detyrojë të përballeni më seriozisht me shumë çështje kryesisht profesionale por edhe sentimentale. Ka ardhur koha për të përmbushur premtimet që keni bërë. Do të zbuloni se stabiliteti në dashuri nuk është edhe aq i keq. Në verë, kalimi i gjatë i Venusit në Luan do të favorizojë takime të reja befasuese.

 

GAFORRJA – 2023 mund të jetë viti i shpengimit tuaj të vërtetë shoqëror. Saturni do t’ju buzëqeshë jo vetëm në mars nga shenja e Peshqve, por në maj Jupiteri do të pushojë së qeni disonant dhe do t’ju bëjë shumë më optimistë dhe të sigurt, veçanërisht ndaj të tjerëve. Mundësitë për të bërë takime të reja do të shtohen të cilat në shumë raste do të kthehen në histori romantike dhe të lumtura dashurie. Asnjë ankesë.

 

LUANI – 2023 do të shënojë patjetër një rikuperim të qartë për ju për sa i përket botës së dashurisë. Jo vetëm në muajin mars do të çliroheni përfundimisht nga kundërshtimi i Saturnit, por do ta mirëprisni Venusin në shenjën tuaj për të gjithë muajt e verës. Marrëdhëniet tuaja do të bëhen më të lehta, më të këndshme, më të lumtura. Do të ketë më pak pengesa dhe ju do të hapni zemrën tuaj në mënyrë të pastër dhe të sinqertë. Pasioni do të triumfojë.

VIRGJËRESHA – Përveshni mëngët sepse nga pikëpamja emocionale, viti 2023 do të jetë një vit sfidues. Në fakt, marrëdhëniet tuaja do të vihen në provë nga kalimi i Saturnit tek Peshqit, duke filluar nga muaji mars. Lidhjet më të forta, të cilat bazohen në ndjenja të sinqerta dhe të thella, do të kapërcejnë çdo krizë, por historitë sipërfaqësore dhe të lehta rrezikojnë të shemben pa mundur të bëni asgjë.

PESHORJA – Jeta juaj e dashurisë mban gjithmonë një vend të veçantë në jetën tuaj të përditshme dhe tranzitet planetare të vitit 2023 do t’ju ndihmojnë të zbuloni se çfarë ju nevojitet vërtet për të jetuar një marrëdhënie të lumtur. Duke filluar nga muaji maj, Jupiteri nuk do të jetë më përballë Shenjës suaj dhe do të bëheni më realistë dhe me këmbë në tokë. Përgatituni të pushtoheni nga erosi. Për më tepër, në verë do të favorizohen miqësitë e dashurisë.

AKREPI – Me hyrjen e Saturnit te Peshqit, në muajin Mars do të marrin fund shumë probleme që lidhen me blerjen apo shitjen e një prone. Në jetën tuaj do krijohet më shumë hapësirë për dashurinë dhe do mund të bëni konkretisht projekte të rëndësishme me partnerin. E papritura do të mbërrijë me hyrjen e Jupiterit në Demi, në muajin maj: do të duhet të mësoni të jeni më objektivë, edhe kur jeni të dashuruar.

SHIGJETARI – Muajt e parë të vitit do të jenë të duhurit për të përjetuar dashuri dhe pasione të reja që do t’ju ringjallën entuziazmin, veçanërisht nëse keni përfunduar një histori të rëndësishme disa muaj më parë. Hyrja e Saturnit në Peshqit, duke filluar nga muaji mars, do t’ju kërkojë të përballeni me angazhime të reja familjare që do t’ju bëjnë të ndiheni të bllokuar. Vera do të jetë stina e rikuperimit: fati ka përgatitur surpriza të ëmbla për ju.

BRICJAPI – Jupiteri do të jetë Planeti që do të ndikojë më shumë në jetën tuaj të dashurisë në vitin 2023. Do t’ju duhet të prisni muajin maj për të gjetur brenda vetes forcën e brendshme të nevojshme për të përjetuar plotësisht një histori dashurie që do t’ju pushtojë në çdo kuptim. Nëse vërtet dëshironi, mund të filloni edhe të flisni me partnerin tuaj për mundësinë e zgjerimit të familjes. Sfera e erosit do të jetë shkumëzuese.

UJORI – Në muajin mars, Saturni do largohet nga shenja juaj dhe qëndrimi beqar do bëhet më pak argëtues. Pikërisht atëherë filloni të krijoni hapësirë për dikë në jetën tuaj. Por kujdes: me Jupiterin në Dem, nga muaji maj, dikush mund të fillojë t’ju bëjë presion me propozimin e një bashkëjetese për të cilën ndoshta nuk do të ndiheni gati. Ndoshta! Momentet tuaja të krizës do të jenë si gjithmonë në verë.

PESHQIT – Nuk ka qenë asnjëherë problem për ty të ndash përditshmërinë me partnerin, por në vitin 2023 më në fund do të shijosh kënaqësinë e të qenit beqar, të kesh hapësirën tënde dhe të mos i japësh llogari askujt për zgjedhjet e tua. Saturni në Shenjën tuaj, nga muaji Mars, do t’ju bëjë më të pavarur dhe të lirë. Nga ana tjetër, Jupiteri tek Demi, nga maji e në vazhdim do të favorizojë aventura të reja për t’u përjetuar pa shumë pritshmëri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Korridori 8 europian i transportit si pjesë e Korridorit “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” do të ofrojë vlerë shtesë dhe mundësi për rritje më të lartë ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në

Story i radhës

Kremlini: Nuk planifikojmë të aneksojmë më shumë zona në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë